Ka dal paraditen e sotme ekspertiza e aksidentit të Varibob në Fier ku humbën jetën dy kushërinjtë Fisnik dhe Agustin Murataj nga fshati Kutë i Mallakastrës dhe shtetases franceze Nazie Ahmet, kjo e fundit e fejuara e Fisnikut. Nga ekspertiza u mësua se shoferi ka drejtuar automjetin me shpejtësi 150 km/ orë dhe se ka qenë i dehur.
Kjo shpejtësi nuk i ka dhënë mundësi të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur disa metra larg nga rruga kryesore.
Por kush ishin tre viktimat e këtij aksidenti tragjik?
Nazia Aham 34 vjeç është njëra prej viktimave që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan – Tepelenë mëngjesin e sotëm. 34-vjeçarja është një shtetase franceze. Me origjinë është nga qyteti Rodez i Francës, por jetonte në Athinë, Greqi.
Ajo ishte e fejuar me Fisnik D. Muratajn 32 vjeç, i cili po ashtu humbi jetën në aksident. Bashkë me ta në makinë ishte edhe Agustin K. Murataj 30 vjeç, djali i xhaxhait i Fisnik Muratajt. Ky i fundit drejtonte fuoristradën tip Suzuki me targa greke IHZ 1755.
Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në kanalin me ujë, ku të tre fatkeqësisht u mbytën. Ata ktheheshin nga një dasmë dhe po udhëtonin drejt Greqisë. Viktimat ktheheshin nga dasma e vëllait të Fisnik Muratajt.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se automjeti tip Suzuki është përmbysur në kanal gjatë natës, ndërsa është zbuluar rreth orës 08:10 nga banorë të zonës, të cilët ishin të parët që njoftuan uniformat blu.
Informacioni i policise
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.





