• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës, qytetarë të shumtë në mbështetje të tyre
Home
Breaking News

VIDEO/Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës, qytetarë të shumtë në mbështetje të tyre

15 October, 2017 K.editor Aktualitet, Breaking News

Për të dytin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës. Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe. Ndërsa për meshkuj në këtë kategori fitues u shpall Abel Kibet Rop.

22532371_10212585096535901_767636239_o

Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia. Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti, Adem Demushi.

22522514_10212585571787782_66767213_o

Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur. Maratona e Tiranës u shndërrua sot në një festë sportive për të gjithë qytetin. Me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme dolën përgjatë rrugëve të kryeqytetit ku ishte përcaktuar itinerari i Maratonës, për të mbështetur sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte numri i lartë i vullnetarëve, rreth 660, që iu bashkuar nismës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si nga Kryqi i Kuq, Emergjencat Civile, Rrjeti i vullnetarëve, biznese të ndryshme, ekipi i Tiranës, Eco Volis dhe shkollat e mesme të Tiranës të cilët zgjodhën që këtë fundjavë të linin angazhimet e tyre dhe të kontribuonin për promovimin e qytetit të Tiranës edhe në arenën ndërkombëtare.

22532436_10212585571827783_994978225_o

Nisur pikërisht edhe nga prania e madhe e pjesëmarrësve nga vendet e tjera, por edhe ata të ardhur nga rrethet, në kryeqytet janë parashikuar një numër aktivitetesh kulturore dhe argëtuese.

22551051_10212585570467749_959421948_o22553854_10212585570507750_1920499793_o

Çmimet për fituesit e gjysmëmaratonës së Tiranës

 

Half Marathon (21 Km)

  1. Femer I – Luiza Gega – 1.13.11
  2. Femer II – Zita Kacser – 1.14.53
  3. Femer III – Valentyna Kiliarskaja – 1.16.39 1.

Mashkull I – Abel Kibet Rop – 1.02.43ABEL KIBET ROP ABEL KIBET ROP

Mashkull II – Joel Maina Mëangi – 1.03.42

Mashkull III – David Nikolli – 1.07.27 Tirana 10K (10 Km) 1.

Femer I – Olena Popova – 37.06 2.

Femer II – Relaksa Dauti – 39.09 3.

Femer III – Hellen Jepkosgei Kimutai – 40.42 1.

Mashkull I – Edëin Cheruiyot Melly nga Kenya – 30.32 2.

Mashkull II – Laszlo Gregor – 31.29 3.

Mashkull III – Tamash Nagy – 32.49 Ëe too (persona me aftësi ndryshe) (5 Km) 1.

Vendi I – Bledar Suxha – 17.54 2.

Vendi II – Erblin Karaj – 18.05 3.

Vendi III – Adem Demushi – 19.07

VIDEO/ Nis Maratona e Tiranës, zbulohen VIP-at që garojnë bashkë me Veliajn

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vrapojnë sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës, e cila ndahet në 3 kategori.

 

Mirmëngjesiiiiiiii!Maratonën e Tiranës mund ta ndjekin gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen nëpër botë, nëpërmjet rrjetit të Radiotelevizionit Shqiptar ose edhe me aplikacionin RTSH TANI. 📲Shkarkojeni falas në iOS dhe Android. Ndiqni drejtpërdrejtë në celularin apo tabletin tuaj Maratonën më të madhe kombëtare, Maratonën e Tiranës!

تم نشره بواسطة ‏‎Erion Veliaj‎‏ في 14 أكتوبر، 2017

 

Për të dhënë shembullin e tij, në këtë garë merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në kategorinë e 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit dhe sportit. Krahas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të vrapojn për 10 kilometra futbollisti Kristi Vangjeli dhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala. Ndërsa atletja e njohur Luiza Gega po vrapon për 21 km.

Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar. “Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri. “Ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës nëqoftë se kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se në përfundim të kësaj gare, të gjithë vrapuesit, por edhe qytetarët e ndryshëm do të kenë mundësi të ndjekin një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë.

“Uroj shumë që ta shijoni maratonën, për ata që janë vizitorë, o nga trevat shqiptare, o nga jashtë, ta shijoni shumë Tiranën. Ne do të kemi aktivitete sot gjatë gjithë ditës, mbasi të mbarojmë garat do të ketë disa festa të ndryshme në qytet. Ju lutem takoni dikë tani që nuk e keni takuar ndonjëherë, gjeni dikë që nuk e njihni, jepini dorën, dhe i thoni, “Mirë se ke ardhur në Tiranë”, dhe t’i japim një mikpritje fantastike shqiptare të gjithë atyre që duan që sërish të kthehen dhe të vizitojë qytetin tonë”, u shpreh ai.

Për të ndjekur maratonën, përgjatë rrugëve ku po zhvillohet maratona, janë me qindra qytetarë të cilët kanë dalë në mbështetje të vrapuesve, në një garë sa sfiduese, por edhe inkurajuese për të gjithë brezat.

Maratona është konceptuar e ndarë në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të sfidojë vetveten dhe të përcjellë tek të tjerët mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit.
Në kategorinë “We too”, marrin pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Dhe ashtu siç e kërkon një Maratonë e vërtetë, nuk mungojnë dhe dy kategoritë “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, ku marrin pjesë qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç.

Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manastirliu: Me "mamografi mobile" nëpër Shqipëri, kundër kancerit të gjirit
Previous article Masakra në Lushnje, kush ishte personi që spiunoi viktimat

K.editor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT