• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Masakra në Lushnje, kush ishte personi që spiunoi viktimat
Home
Breaking News

Masakra në Lushnje, kush ishte personi që spiunoi viktimat

15 October, 2017 K.editor Breaking News

Zamir Latifi mbase do i kishte shpëtuar masakrës së ndodhur pasditen e 11 tetorit në vendin e quajtur “Ura e Përroit” në qendër të qytetit të Lushnjës nëse nuk do të kishte nxjerrë pistoletën për të qëlluar Laert Haxhiun, i cili po tentonte të hynte në lokalin barkafe për të ekzekutuar shënjestrën e tij, Xhulio Shkurtin.

Mësohet se 26-vjeçari Latifi ishte i plagosur në këmbë kur ka tentuar t’i kundërpërgjigjet autorit të atentatit me armën që mbante me vete. Por, fati nuk ka qenë me të, pasi Laert Haxhiu menjëherë ka reaguar, duke derdhur të gjithë plumbat e karikatorit mbi trupin dhe kokën e Latifit. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm banorët e qytetit të Lushnjës, por mbarë opinionin publik, prokuroria ka rindërtuar gjithë skemën e krimit. Kjo bazuar nga dëshmitë e dhëna nga personat që i mbijetuan atentatit, dëshmitarët okularë si dhe pamjet filmike të bizneseve afër vendit të ngjarjes. Po të njëjtat burime sqaruan me detaje se si i mbijetuan atentatit Marjus Xhepexhiu (djali i pronarit të lokalit) dhe Saimo Xhelili.

DINAMIKA E NGJARJES

Zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy të rinjtë Jurger Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa u plagos 26-vjeçari Marjus Xhepexhiu dhe kalimtari i rastit, Bujar Turku, 66 vjeç. Burime zyrtare nga prokuroria pohuan ekskluzivisht për “Gazeta Shqiptare” se pasditen e 11 tetorit, brenda në lokalin që ndodhet pranë vendit të quajtur “Ura e Përroit” ishin duke pirë kafe të rinjtë Marjus Xhepexhiu, Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares), Saimo Xhelili, Zamir Latifi si dhe një djalë me emrin Armando.

 

Sipas këtyre burimeve, mendohet se është bërë një telefonatë në adresë të Laert Haxhiut. Personi që ka telefonuar i ka thënë këtij të fundit që shënjestra e tij ishte me gjithë grupin e tij brenda në lokal. “Shko se i ke të gjithë brenda”. Kaq ka mjaftuar që Laert Haxhiu me Orges Bilbilin dhe dy persona të tjerë të niset drejt lokalit me qëllimin e vetëm për të eliminuar gjithë grupin kundë- rshtar. Ndërkohë, fati ka ndihmuar Xhulio Shkurtin, pasi 10 minuta para atentatit është telefonuar nga berberi. Shkurti u ka thënë shokëve të tij se i duhej të largohej pasi do të shkonte te berberi. Në atë moment djemtë kanë vendosur të ngrihen dhe kanë dalë jashtë lokalit. Brenda në lokal ka qëndruar vetëm Armando me kamerierin. E ndërsa Xhulio Shkurti është larguar nga lokali, një i njohur ka përshëndetur Saimo Xhelilin. Ky i fundit ka shkuar dhe e ka takuar të njo hurin e tij, i cili ndodhej afro 12 metra larg lokalit. Ndërkaq, para lokalit kanë qenë në këmbë Zamir Latifi, Marjus Xhepexhiu dhe Jurger Hoxha. Këta të fundit kanë pikasur makinën tip “Benz”, nga e cila kanë zbritur tre persona (një tjetër ka qëndruar brenda), por ka qenë shumë vonë. Sapo kanë parë Laert Haxhiun, ata kanë tentuar të largohen.

Por Haxhiu dhe dy të tjerët kanë qëllu ar në drejtim të tyre me breshëri kallashnikovi. Saimo Xhelili, duke qenë se ishte më larg, ka mundur të largohet dhe t’i shpëtojë masakrës. Ndërsa, Marjus Xhepexhiu është futur posh të makinës me targa italiane të Xhulio Shkurtit, e cila ndodhej e parkuar para lokalit. Mësohet se mjeti ishte sjellë nga Italia nga Xhulio Shkurti 72 orë para ngjarjes. Nga të shtënat e para ka mbetur i plagosur në këmbë Zamir Latifi. Ndërkaq, Laert Haxhiu ka tentuar të futet me kallash në lokal, pasi mendonte se shënjestra e tij Xhulio Shkurti ndodhej brenda. Në këtë moment, 26- vjeçari Zamir Latifi ka nxjerrë pistoletën dhe ka tentuar të qëllojë drejt Haxhiut. Por, kundërshtari i tij është kthyer menjëherë dhe i ka zbrazur në trup dhe në kokë 30 plumba Latifit, duke e bërë shoshë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Laerti ka provuar të qëllojë sërish, por nuk kishte më plumba, ndaj u ka thënë shokëve të tij që të largoheshin me makinë. Atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur “Plasmasi” për të mos u kapur dot nga policia, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje. Tri makina të bluve kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa autorëve të masakrës nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Dy ditë më parë, xhaxhai i viktimës Jurger Hoxha deklaroi për “Gazeta Shqiptare”, se policia nuk i ndoqi, por i la të iknin vrasësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës, qytetarë të shumtë në mbështetje të tyre
Previous article POSTIMI/ Ja si i'a uron Sali Berisha 73 vjetorin, vetes!

K.editor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT