U del gënjeshtra sheshit dy vajzave që alarmuan policinë se ishin dhunuar dhe qëlluar me thikë nga një grup djemsh, sipas tyre, që kishin tentuar t’i grabisnin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50, në rrugën ” Tefta Tashko” në kryeqytet dhe pas hetimeve, policia ka zbuluar se dëshmia e vajzave ishte e rremë.
Gjatë marrjes në pyetje njëra nga vajzat ka pohuar se janë sulmuar nga djemtë duke u ardhur pas shpine, ndërsa vajza tjetër ka treguar se agresorët u kishin dalë përballë. Më pas njëra prej vajzave është shprehur se kanë tentuar t’u grabisnin portofolin, ndërsa tjetra ka pohuar se kanë tentuar t’u vjedhin varësen e floririt që kishin në qafë.
Kështu, pas ballafaqimit policia ka dalë në përfundimin se dëshmia e tyre ishte e sajuar, pasi ato kishin për qëllim të dëmtonin një person, duke menduar këtë formë.
Materialet Proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rreme ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme.
Informacioni i policise
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 proceduan në gjendje të lirë shtetaset :
– D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
– A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pasi me datë 10.04. 2018, rreth orës 23:50, në rrugën ” Tefta Tashko” për motive të dobëta, kanë bërë kallzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vet’dëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet Proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rreme ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme.


