Vetëm pak ditë nga denoncimi i një anëtari të PS-së dhe ish-polici në Shkodër, i cili i çonte foto nudo një studenteje, një tjetër skandal më i rëndë është publikuar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Bëhet fjalë për një mësues matematike të një shkolle 9-vjeçare në Fushë-Krujë, ku një nxënës i ka çuar Berishës një video ku duket ai duket bërë veprime të turpshme.
Një burim nga Ministria e Arsimit sqaroi se rasti në fjalë po shqyrtohet me kujdes dhe përgjegjësi të plotë, nëse mësuesi e ka kryer një veprim të tillë me nxënëset.
Mësohet se mësuesi në fjalë është Fatmir Dervina.






