Një konflikt i ashpër ka përfshirë prej kohësh familjen Zuna nga Durrësi. Bashkimi 66-vjeçar rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, vitet e martesës së tij, një martesë e vështirë ku ai pretendon se është tradhtuar në të gjitha format.
Kjo ishte për të martesa e dytë që merr fund. Me kërkesë padi të bërë nga ish-bashkëshortja, ata u ndanë në gjykatë, por “lufta” mes tyre nuk ka përfunduar ende. Gjithë konflikti ka ardhur për pasurinë e familjes, sidomos së fundmi, kur 66-vjeçari po tenton një martesë të tretë.
Ndërtues në profesion, ai thotë se ka krijuar nja pasuri të konsiderueshme, këtë pasuri ish-gruaja vazhdon ta grabisë me ndihmën e vëllait të saj.
66-vjeçari pretendon gjithashtu se ajo e ka dhunuar, jetojnë afër me njëri-tjetrin dhe ai ka bërë disa denoncime në polici, madje ka marrë edhe nja urdhër 1-vjeçar mbrojtje.
Pas dështimit të martesës, ai po rrezikon të humbasë edhe fëmijët të cilët nuk i flasin dhe mbajnë anën e nënës së tyre.
“Djali filloi të mbajë anën e së ëmës. Një herë më qëlloi me grusht. Pastaj djali iku. Ndërsa vajza nuk fliste. Iku në shkollë jashtë, dhe u martua me anglez. U martua vajza me dajat, pa babanë. Sa s’më iku mendja atëherë”, thotë ai.
E më pas vijon, “Ndërsa gruaja filloi të vepronte keq. Dilte me djem të rinj. Njëri prej tyre donte të më godiste me thikë. Por kur qëllova aty, i thashë që jam i vëllai, se do më kishte vrarë”.
Por telefonata në studio e ish-gruas dhe djalit, sollën detaje të tjera për mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja. Sipas tyre shkak për situatën e krijuar është lidhja e 66-vjeçarit me fëmijët nga martesa e parë.
Ata thonë se 66-vjeçari ia jepte paratë fëmijëve nga martesa e parë, dhe këtu me sa duket ka lindur edhe xhelozia.
Edhe pse ata u përballën live në emision, 66-vjeçari vinte theksin tek pasuria që ai kishte krijuar, dhe jo tek raporti me familjarët.


