• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bujar Nishani paralajmëron Ramën: Shpërthimi i popullit do jetë i paimagjinueshëm, kush ndeshet fort me pushtetin…
Home
Shqipëri

Bujar Nishani paralajmëron Ramën: Shpërthimi i popullit do jetë i paimagjinueshëm, kush ndeshet fort me pushtetin…

10 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Bujar Nishani ka paralajmëruar se populli do të ketë një shpërthim të imagjinueshëm ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ish-presidenti i bën thirrje popullit që të ngrihet dhe të ndeshet fort me pushtetin duke premtuar se kushdo që merr këtë inisjativë do të kthehet në hero.

Nishani në Panorama komenton mosbindjen civile dhe thotë se kjo është rruga e vetme që ka ngelur. 

“Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit është shpërthimi i një zemërimi të akumuluar prej vitesh ndaj një qeverisjeje, që e ka varfëruar në ekstrem popullin, ka ngritur në një kult të pandëshkueshmërisë korrupsionin, ka injoruar dhe fyer dinjitetin dhe personalitetin e qytetarit të thjeshtë.

Këtë zemërim e has në çdo cep dhe qytet të vendit. Shpërthimi i tij masiv do të jetë i paimagjinueshëm sepse përgjegjësitë për rendin social dhe shoqëror kanë krijuar një shkëputje të madhe nga realiteti dhe mendojnë se me anë të frikës dhe shantazhit do mund të ruajnë këtë status quo.

Zhvillimet dhe reagimet nga populli po tregojnë se shumë shpejt motoja e qytetarëve të këtij vendi do të jetë “Më arrestoni dhe mua”, se dufi i akumuluar nga hallet dhe mospërfillja as që imagjinohet nga pushtetarët.

Këdo që takon sot dhe me këdo që flet për protestën, i konsideron ata qytetarë të arrestuar dhe burgosur si heronjtë e ditës të shqiptarëve.

Po krijohet një frymë popullore që, kush ndeshet fort me pushtetin e korrupsionit dhe hajnisë, kthehet në hero. Për fat të keq, opozitës nuk i ka mbetur asnjë alternativë normale politike.

I vidhen votat me para droge, i goditen simpatizantët me mekanizmat e shtetit si Policia, Tatimet dhe mohimit te shërbimeve publike.

A ju kujtohet se çfarë thoshte Kryeministri gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale: “… Po votuat kandidatin e opozitës do mbeteni në izolim se nuk do keni investime, projekte dhe buxhet nga qeveria”.

Kjo në fakt ka ndodhur atje ku drejtojnë të zgjedhurit e opozitës. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë?

A e dëgjuat se si e identifikoi Kryeministri popullin e vet nga foltorja e Parlamentit?

A ka ndodhur kjo ndonjëherë në ndonjë vend të botës?

Kurrë, asnjëherë, nga askush. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë?

Unë mendoj se përgjegjë- sia e saj për ndryshim dhe ndihmuar popullin është tmerrë- sisht e madhe. Ajo të marrë plotësisht këtë përgjegjësi”, tha Nishani. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pallotta: Alisson nuk do të largohet nga Roma
Previous article Si të aplikoni/ Punë në Norvegji me pagë deri 4500 euro/muaj, ja profesionet që kërkohen

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve Politikë

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT