Bizneset kane nisur te ulin qepenat per 60 minuta sic edhe kishin premtuar ne shenje proteste kunder qeverise per vendimin per te ulur pragun e deklarimit te TVSH-se nga 5 milione ne 2 milione leke.
Partia Demokratike eshte ne krah të biznesit dhe deputetet demokrate jane shperndare neper bizneset e vogla.
Kreu i demokrateve Lulzim Basha do te jete me biznesmenet e tregut te Medresese gjate protestes.
Ndersa deputetja e PD-se, Jorida Tabaku deklaroi gjate protestes se “Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial. Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”
Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron.
Gepostet von Jorida Tabaku am Dienstag, 10. April 2018


