Prof. Dr. Ago Nezha mendon se në Shqipëri po rindodh diçka e dirigjuar nga interesat antishqiptare sllave, të cilat veprojnë në Shqipëri në mënyrë të përsëritur pas 1990-s.
“Është një skenar që frymëzimin e ka nga fqinjët tanë verior dhe këtu ka instrumente dhe aktorë që e realizojnë me sukses.
Kanë treguar aftësi dhe devotshmëri qysh nga vendosja e demokracisë.
E kanë përdorur sipas diktatit të padronit sllav kur u është dashur atyre si 1997, 1998, e me radhë në momentet më kritike që ka pasur shoqëria shqiptare”, thotë akademiku në një prononcim për DITA.
“Ata inkurajojnë dhe mbrojnë banditët, shkatërruesit dhe dëmtuesit e pronës publike, duke u bërë palë me ta, për të destabilizuar vendin.
Qytetarët shqiptar, duhet të ruajnë kujtesën dhe vetëdijen personale dhe të kujtojnë të kaluarën”, apelon ai.


