• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Siguracionet e makinave/ AMF miraton kufirin minimal për çdo kategori, ja sa duhet të paguani
Home
Sociale

Siguracionet e makinave/ AMF miraton kufirin minimal për çdo kategori, ja sa duhet të paguani

10 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti, ku vihet re një rënie në raport me një vit më parë. Kjo do të thotë që ka pasur më pak dëme çka ka ulur lehtësisht edhe primin orientues të tregut. Duke qenë se prej vitesh tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provigjoneve.

Tabela miratohet çdo vit në bazë të treguesve që mblidhen nga tregu dhe kompanitë nuk mund të shesin poshtë këtij niveli pasi kjo mund të cenojë shëndetin financiar. Situata mund të variojë nga kompania në kompani dhe çmimet mund të jenë dukshëm më lart sesa ai i primit të rrezikut dhe jo domosdoshmërish ulja e primit të riskut duhet të shoqërohet me ulje të primit final që shitet nga kompania tek konsumatori.

Për vitin 2018 primi i rrezikut (që merr parasysh shpenzimet operative të kompanisë dhe dëmet) ka regjistruar një ulje të lehtë në raport me vitin 2017. Konkretisht për kategorinë e motoçikletave primi i riskut për ato me kubikazh deri në 150 cm3 është 3 mijë lekë kurse për ato mbi këtë kubikazh 4500 lekë. Një vit më parë primi i riskut për këto kategori ishte respektivisht 3000 lekë për të parën dhe 4800 lekë për të dytën.

Lidhur me autoveturat, për ato me kubikazh deri në 1600 cm3, primi i rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta është 6500 lekë për vitin 2018 nga 7000 lekë që ishte një vit më parë. Kurse për mjetet mbi 1600 cm3 primi është 9000 mijë lekë kur një vit më parë ishte 1000 lekë më shumë.

Për furgonat dhe mikRobusët ka gjithashtu një rënie në primin e rrezikut ku për ato me 5-8 vende vlera është 12 500 lekë kurse për ato me 8-15 vende 17 000 lekë. Një vit më parë referuar tabelës zyrtare primi i rrezikut ishte respektivisht 14 000 dhe 19 000 lekë.

Ulje ka edhe në kategoritë e tjera që përfshijnë kamionçinat, kamionët apo mjetet bujqësore dhe zjarrfikëset./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA SIERADZKA/ Një traumë përcakton politikën në Poloni
Previous article VIDEO/ Dafina Zeqiri zbulon pak nga garderoba e saj, do të ngelni pa fjalë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT