• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Amanet fëmijët’, fjalët e fundit të nënës së dy fëmijëve që vrau veten. Disa vite më parë …
Home
Aktualitet
Kronikë

‘Amanet fëmijët’, fjalët e fundit të nënës së dy fëmijëve që vrau veten. Disa vite më parë …

9 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja pas ngjarjes se rende, kur 29-vjeçarja nga Roskoveci i Fierit i dha fund jetes duke pire fostoksine.

Marsela Pirjani, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 8 vjeç, është gjetur në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, e shtrirë në zonën e Lungomares, ndërsa nuk ka mundur dot të mbijetojë, pavarësisht dërgimit me emergjencë në spital.

Kalimtarë të rastit e kanë parë të shtrirë pranë zonës së bregdetit, ndërsa të tmerruar kanë lajmëruar Policinë. Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës apo policisë, 29-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Mësohet se, 29-vjeçarja ka pirë sasi të madhe fostoksinë, ndërsa i ka lënë edhe një letër mbesës së saj në Fier me mbishkrimin: “Amanet fëmijët, unë do të vras veten”.

Pasi ka lanë shënimin në shtëpi, Marsela Pirjani është nisur drejt qytetit të Vlorës ku dhe i ka dhënë fund jetës. Mësohet se 29-vjeçarja ka pasur probleme të rënda ekonomike dhe kohët e fundit ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Burime nga Policia kanë konfirmuar se edhe disa vite më parë ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Në morgun e spitalit të Vlorës kanë mbërritur dhe familjarë të viktimës, të cilët kanë identifikuar trupin, ndërsa hetimet dhe ekspertiza pritet të përcaktojnë dhe të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes së rëndë.

Gruaja 29-vjeçare ishte e martuar dhe me dy fëmijë, por duket se gjendja e rënduar ekonomike e ka çuar drejt vetëflijimit duke pirë fostoksinë. Ndërkohë, në Policinë e Fierit mësohet se është dorëzuar edhe letra që 29-vjeçarja kishte lënë për mbesën rreth aktit të rëndë që do të kryente.

Gjithsesi, pritet që hetimet të vijojnë për këtë ngjarje dhe për të zbuluar arsyen se përse e ka kryer një akt të tillë pikërisht në qytetin e Vlorës. Mësohet se gjendja e keqe ekonomike ka ndikuar që 29-vjeçarja të preket nga depresioni, gjendje të cilën e vuante prej kohësh. Policia e Fierit pritet të marrë në pyetje bashkëshortin e saj, H. Pirjani, për të mësuar më shumë mbi ngjarjen që rezultoi fatale për 29-vjeçaren.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Grace dhe Abigail në gjurmët e Aurelës, bëjnë "koncert" në shtëpi (FOTO)
Previous article Jo vetëm Stine, shikoni kush tjetër i kushton këngë Roza Latit (FOTO/VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT