• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Konflikti për kufirin i “hëngri” kokën kryeplakut, autori në gjendje të rëndë. Ç’ndodhi në gjyq
Home
Aktualitet
Kronikë

Konflikti për kufirin i “hëngri” kokën kryeplakut, autori në gjendje të rëndë. Ç’ndodhi në gjyq

8 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish-kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.

58-vjeçari u paraqit dje në Gjykatë në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike, teksa ka shprehur pendesën për vrasjen e Jonuz Banajt. Ka qenë prokurori i çështjes, Tasim Puci, i cili i kërkoi Gjykatës të vendoste si masë sigurie atë të arrestit me burg për 58-vjeçarin, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë zhvillimit të seancës ku do të vlerësohej masa, Fatmir Cenaj është shfaqur i penduar, duke u shprehur para Gjykatës se nuk kishte dashur ta vriste të ndjerin, por vetëm ta trembte atë. Por pavarësisht kësaj, vepra për të cilën akuzohet është mjaft e rëndë dhe trupa gjykuese, e përfaqësuar nga gjyqtarja Lutfie Çela, vendosi masën “arrest me burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 prill në fshatin Rehovë të Skraparit, ku viktima dhe autori, fqinj me njëri-tjetrin, kishin një konflikt pronësie për kufirin ndarës mes tokave.

Fillimisht, mes dy kryefamiljarëve ka pasur një debat dhe më pas autori, 58-vjeçari Cenaj, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit automatik model 56 dhe ka qëlluar mbi fqinjin e tij, duke e lënë fillimisht të plagosur. Me ndë- rhyrjen e shpejtë të të afërmve të të plagosurit, Jonuz Banaj u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndërroi jetë disa orë më pas, për shkak të plagëve të rënda që mori dhe humbjes së madhe të gjakut.

Pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, forcat e Policisë ndë- rhynë në kohë të shpejtë në fshatin Rehovë dhe pas kontrollit, vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Burime të Policisë bëjnë të ditur se mes autorit Cenaj dhe viktimës, që kohë më parë ka qenë dhe kryeplak i fshatit, kishte pasur një konflikt të hapur pronësie, të cilin nuk kishin arritur ta zgjidhnin prej vitesh. Mëngjesin e datës 3 prill, kjo temë është hapur sërish prej tyre, duke bërë që situata të përshkallëzohet në përdorimin e armës së zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Van Dijk: Liverpool nuk do të mbrohet ndaj Manchester City-t
Previous article Rossi: “As mish as peshk”, pista na prishi planet gjatë provave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT