Besimtarët ortodoksë në kryeqytet kremtuan në mesnatë pashkën. Ata iu drejtuan katedrales Ringjallja e Krishtit ku ndoqën meshën e mbajtur nga Kryepeshkopi Janullatos, ndezën qirinj dhe uruan njeri-tjetrin për më shumë lumturi e begati.
Kjo ishte pashka e parë e Kryepeshkopit Janullatos me nënshtetësi shqiptare por sërish meshën e mbajti në gjuhën greke. Për besimtarët uroi paqe dhe drejtësi
“Në epoka të vështira si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe kur zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë pjesë dhe të marrin mesazhin e gëzimit, dashurisë dhe paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tyre”, tha ai.


