Deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar edhe njëherë kundër prokurorisë. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Prokuroria është bërë si zyrë e kundër popullit, për të shërbyer narko qeverisë.
Postimi i plotë
Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bere si zyre e narkoqeverise.
Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.


