• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ ROVENA GASHI dhe DRITAN GINA, provat e miliardave të padeklaruara, që “zhytën” çiftin e prokurorëve (DETAJET)
Home
Breaking News

“PASTRIM PARASH”/ ROVENA GASHI dhe DRITAN GINA, provat e miliardave të padeklaruara, që “zhytën” çiftin e prokurorëve (DETAJET)

8 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Çifti i bashkëshortëve prokurorë, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, janë prej pak orësh zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria për tri vepra shumë të rënda penale: Pastrim parash, fshehje dhe deklarim i rremë të pasurisë në bashkëpunim.

Për akuza të tilla, prej tri javësh është nën hetim edhe Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm, gjatë kohës kur Rovena Gashi ishte Drejtoreshë e Drejtorisë Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit dhe bashkëpuntorja e tij më e afërt për 5 vjet me radhë. Dritan Gina, ka qenë kryeprokuror i qarkut të Elbasanit.

Rovena Gashi dhe Dritan Gina figurojnë në listën e zezë të ambasadës së SHBA që ia ka refuzuar vizat e udhëtimit sëbashku me një grup tjetër prokurorësh dhe gjyqtarësh, të identifikuar si pengesa kryesore për reformën në drejtësi. Të dy u shkarkuan nga funksionet që mbanin në kohën e Llallës, sapo në krye të prokurorisë u zgjodh Arta Marku. 

PROVAT QE ZHYTEN ÇIFTIN GASHI- GINA

Zbulimi në sistemin e Operatorit të Shërndarjes së Energjisë (OSHE) të 16 kontratave për 16 objekte të pa hipotekuara dhe të pa deklaruara nga Rovena Gashi dhe Dritan Gina as në ILDKPI dhe as në formularët e Vettingut, të cilat ishin në emër të babait të saj Nuredin Gashi, ishin prova fatale që shënjuan fundin e karrierës dhe firmosën fatin e tyre juridik për të ardhmen.

Bëhet fjalë për 14 apartamente në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Plazhin e Durrësit dhe dy objekte prej mijëra metrash katrorë, për biznes në lagjen 14 në Shkozet. Vlera e tyre përllogaritet paraprakisht në mbi 2-3 milionë euro. Hetuesit kanë në duar prova të reja të cilat besohet se po çojnë në zbulimin e disa pronave të tjera të padeklaruara gjithashtu. E ta mendosh se në formularin e deklraimit të pasurisë, Rovena Gashi kishte shënuar me dorën e saj se ishte aq e varfër sa ishte detyruar që të merte kredi për të blerë edhe ajo një lavatriçe të re për shtëpinë e saj(?!)

Më poshtë janë disa nga provat dhe fotot e pasurisë së padeklaruar nga çifti Gashi- Gina të cilat detyruan prokurorinë që të niste zyrtarisht procesin penal të hetimit të tyre pasuror dhe për pastrimin e parave të pista që besohet se ka ardhur nga zhytja në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë dhe nga mbyllja e dosjeve të krimit të organizuar.

Kjo këtu është lista dhe numrat personalë të 16 kontratave të OSHE në emër të Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit të cilat çuan në zbulimin e bujshëm të fshehjes së miliardave.

Kjo më poshtë besohet se është super shtëpia me pishinë në bregdet e çiftit Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Kjo më poshtë është zona në plazhin e Shkëmbit të Kavajës ku ndodhen 14 apartamentet e padeklaruara të çiftit të prokurorëve që po hetohen zyrtarisht për pastrimin e parave të pista.

Në foton poshtë është Dritan Gina i rrethuar nga gazetarët në momentin kur ka kundërshtuar vendimin e Kryeprokurores Arta Marku për të lënë zyrën e Kryeprokurorit të Elbasanit.

Në dorën e majtë të bashkëshortit të Rovena Gashit, përveç një dosje, bie në sy ora e tij e cila siç mund ta shihni tek fotoja poshtë, vlen 10 500 euro. E ta mendosh që në deklaratën e parë të pasurisë si prokuror vetëm pak vjet më parë ai nuk kishte asnjë pasuri të deklaruar.

Foto më poshtë është pamja e njërës prej ambjenteve prej mijëra metrash katrorë të padeklaruara nga çifti i prokurorëve, në zonën e Shkozetit në Durrës, e cila i është dhënë me qera kompanisë italiane “Lovers Albania” që operon aty me biznes në fushën e fasonerisë.

Kjo është një pamje tjetër e kësa super godine ku në krahun e majtë të saj shquhet emri i kompanisë së njohur italiane që ka një kontratë qeraje.

Në foton poshtë e rrethuar është numri i kontratës së energjisë elektrike në emër të babait të Rovena Gashit, që i përket kësaj super godine në Shkozet.

Në foton poshtë i njëjti numër figuron edhe tek fatura tatimore e firmës Lovers Albania, sepse i është dhënë në përdorim nga Nuredin Gashi, administratores italiane të kësaj firme, Susan Schiatti.

Më poshtë është faqja e parë e ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit të firmës italiane Lovers Albania dhe objektin e fushës së operimit të saj.

Foto poshtë tregon pamjen nga lart me dron të magazinës prej mijëra metrash katrorë në Shkozet, pronë e padeklaruar e çiftit Rovena Gashi dhe Dritan Gina por që është regjistruar në emër të babait të ish krahut të djathtë të Llallës.

Si bëri pasuri e karrierë çifti Rovena Gashi dhe Dritan Gina pasi u lidhën me Adriatik Llallën

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm me vendim të Parlamentit më 7 dhjetor 2012. Një nga vendimet e para që ai ka marë në vitin e ri 2013 ka qenë emërimi i Rovena Gashit, nga Prokurore e thjeshtë e Prokurorisë së Tiranës në 2012 në Drejtoreshë të Drejtorisë së Juridiksionit me Jashtë.

Post ky që edhe për shkak të udhëtimeve të tyre të shpeshta jashtë vendit, i ka afruar shumë më tepër, derisa më pas zonja Gashi u bë edhe drejtoreshë e sektorit të Dekriminalizimit, nisi ta përfaqësonte Prokurorinë edhe nëpër debate televizive, e më pas u tha se ajo ishte gruaja që bënte ligjin në Prokurori.

Paralel me këtë forcim të pozitave të saj, ka ardhur edhe pasurimi. Vitin e parë që ajo shkoi pranë Llallës u bë menjëherë me dy shtëpi të reja një në Tiranë e një në Durrës dhe me makinë të re dhjetra mijëra euroshe dhe 35 mijë eur dhuratë.

Bashkëshorti i znj. Gashi deri në vitin 2014 ka qenë një prokuror i thjeshtë në Durrës. Më pas, bëhet Kryeprokuror i Qarkut më të Rëndësishëm pas Tiranës të cilin e kontrollinte bashkëshortja e tij, në atë të Elbasanit.

Ky forcim pozitash ka sjellë me sa duket, tashmë që bëhen publike faktet tronditëse të skandalit, edhe pasurimin marramendës të tyre, aq sa ajo pasuri që është në proces sekuestrimi, vlen miliona e miliona euro.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vasili: Prokuroria përfundimisht kundër popullit, është bërë si zyrë e narkoqeverisë
Previous article Procedimi penal, reagon Basha: Veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT