• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët u largohen bizhuterive të lira, tani duan luks e diamante
Home
Ekonomi

Shqiptarët u largohen bizhuterive të lira, tani duan luks e diamante

8 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

A i “joshin” shqiptarët investimet në ar? Si po ecën tregu, cilët janë blerësit dhe si është tendenca e këtij produkti që nuk del asnjëherë nga moda.
Të dhënat tregojnë se po importohen më pak bizhuteri në sasi, por ato janë më të shtrenjta, në një tendencë drejt luksit

Viti 2017 pësoi një dobësim të kërkesës për bizhuteri ari. Aktorët kryesorë të tregut ia atribuojnë këtë sjellje disa faktorëve, mes të cilëve: rritjes së çmimit në bursë vitet e fundit, mungesës së aftësisë blerëse të popullsisë; paqëndrueshmërisë që lidhej gjatë fillimvitit të shkuar me zgjedhjet parlamentare. Një ndër problematikat e këtij tregu vijon të jetë informaliteti. Konkurrenca është shtuar por tregtarët tregojnë në një sofistikim të shijeve dhe padyshim, individët me të ardhura mbi mesatare blejnë.

Rënia e numrit të martesave në dy vitet e fundit e ka dobësuar kërkesën për bizhuteri ari, gjë e cila lidhet me traditën shqiptare. Kjo risi, sipas aktorëve vjen nga ndikimi i rrjeteve sociale në dy drejtime: në kërkesa të personalizuara për bizhuteri dhe si rrjedhojë më të shtrenjta, si dhe nevoja për t’u dukur, për t’i veshur vetes petkun e një statusi social e ekonomik më të lartë. Po investimet në ar i “joshin” shqiptarët?

Floriri i “përdorur”

Një fenomen që është zhvilluar me rritjen e çmimit të arit është edhe shitja e bizhuterive në flori nga ana e atyre që i posedojnë ato. Agron Gjikondi thotë se tregu në këtë drejtim është rritur, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të floririt. Sot njerëzit po shesin bizhuteri të tyre, duke përfituar nga çmimi 30-40% më i lartë se i disa viteve më parë. Ata që blejnë kryesisht bizhuteri janë vetë argjendaritë, për t’i përpunuar apo për t’i rishitur ato me çmim më të lartë.

Tregu informal

Një problematikë mbetet tregu informal, sipas argjendarëve në kryeqytet këta njerëz janë ata që u drejtohen vetë klientëve, në rrugë etj., duke “çrregulluar” skemën që klienti i drejtohet argjendarit. Edhe çmimi i ofruar ul pritshmëritë e blerësve, ndërkohë që nuk ka siguri për cilësinë e floririt të marrë nga një shitës informal.

Informaliteti

Në rrugët e Tiranës ende shikojmë shitës “informalë”, të cilët shesin nën duar bizhuteri të ndryshme floriri të përdorur, çmimet e të cilave janë më të ulëta se sa në argjendaritë e kryeqytetit. Një gjë që mbetet për verifikim është cilësia e floririt që shitet, sikurse edhe ato që blihen nga vetë shitësit në rrugë.

Lidhja e floririt me kurorëzimet

Një ndër traditat që populli shqiptar ka ruajtur ndër vite është lidhja e kurorëzimeve me unazën e floririt. Mirëpo, tregtarët e vegjël në kryeqytet flasin ndryshe në vitin 2018. Ata tregojnë për “Monitor” se, përveçse janë ulur shumë blerjet e unazave, duke marrë shkas edhe nga ulja e numrit të martesave, qytetarët shpesh u drejtohen argjendarive për produkte alternative.

Turizmi “nxit” blerjen e arit

Ky lloj biznesi është i bukur si aksesorët që tregton, por ka pasur ndër vite ulje-ngritjet e veta. Megjithatë, kategoria e klientëve besnikë gjatë viteve janë çiftet në prag fejese ose martese. Të tjerë janë të interesuar për dhurata. Tregu i floririt targeton njerëz me mundësi ekonomike mbi mesatare.

Importet, rriten në vlerë, ulen në sasi

Të dhënat nga INSTAT për importet e grupit “perlat natyrale, gurët e çmuar, bizhuteritë, monedhat”, kanë shënuar rritje në vlerë, por rënie në peshën totale. Në 2017-n, importet e këtij grupi kapën vlerën e 1.3 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me dhjetë vite më parë, importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar, bizhuterive dhe monedhave, janë rritur me rreth 3.4 herë në vlerë.

Ndryshe ka ndodhur me sasinë. Sasinë më të madhe të importuar në dhjetë vitet e fundit, importet e këtij grupmalli e kishte në vitin 2014, apo rreth 214 mijë tonë. Prej 2014-s, sasia e importuar e këtij grupmalli ka ardhur në rënie. Në 2017-n, sasia e importuar arriti në 57 mijë tonë, gati katër herë më pak. Arsyeja e kësaj rënie në sasi, por jo në vlerë, i atribuohet rritjes së çmimit të arit në bursë.

 

Shqipëria, e parafundit për rezerva ari

Shqipëria renditet e parafundit, në listën e 100 vendeve të botës, për sa u përket rezervave të arit. Në raportin e fundit të “World Gold Council” për muajin janar 2018, thuhet se Shqipëria zotëron 1.6 tonë flori, duke u renditur para vendit të fundit, Mongolisë, me 1.5 tonë ar.
Sipas të dhënave të publikuara, rezervat më të mëdha në rajon i ka Greqia, me 112.6 tonë ar, me rritje të një niveli renditjeje krahasuar me një vit më parë. Serbia ka një sasi të konsiderueshme, prej 18.8 tonë ar dhe ndiqet nga Maqedonia, sërish më tepër se sa ne, me 6.9 tonë ar. Krahasuar me vitin 2014, edhe rezervat tona të arit janë rritur, duke pasur në konsideratë që kemi qenë vendi i fundit në botë për rezervat.

A e zëvendësojnë kriptomonedhat arin?

Pavarësisht nga komentet e ndryshme në analizat financiare që çmimet dhe kërkesa e arit po vuajnë nga nxitja e kriptomonedhave, nuk ka ndonjë dëshmi sasiore për ta mbështetur këtë, citon në një raport të fundit World Gold Council. Gjatë 2017-s, SHBA pa një dobësim të kërkesës fizike për ar.

Tregjet e tjera të arit – si Kina – panë nivele të shëndetshme të kërkesës. Në përgjithësi, niveli i çmimit të arit në vitin 2017 duket të jetë në përputhje me drejtuesit e viteve të fundit dhe nuk tregon shenja të vuajtjes nga vërshimi i kriptomonedhave.
Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh është konkurrenca brenda vetë kriptomonedhave. Aktualisht ekzistojnë mbi 1.400 të tilla dhe, ndërsa bitcoin është më i madhi deri tani, teknologjia e re mund të ketë efekte shkatërruese në vlerën dhe furnizimin e ndonjë prej tyre, duke përfshirë bitcoin.

Tregu botëror

Kërkesa për bizhuteri ari të plota u rrit me 4% gjatë vitit të shkuar, niveli më i dobët i rritjes që nga viti 2013. Përmirësim pati në Indi, me rreth 12% nxitje blerjeje, gjë që ishte pjesërisht për shkak të një rimëkëmbje prej vitit 2016. Kërkesa luhatet nga ndryshimet në taksa dhe rregulloret. Tregu i SHBA u kthye në rritje vitin e shkuar: mjedisi ekonomik inkurajues ndihmoi rritjen e kërkesës në totalin më të lartë vjetor që nga viti 2010. Çmimet më të ulëta të arit dhe faktorët sezonalë në Kinë dhe Indi ndihmuan një rikuperim të tremujorit të katërt. Kërkesa për stoli ari u rrit në tremujorin e fundit të vitit 2017, me 3%, në një nivel të lartë 2-vjeçar.

Një rritje korresponduese në kërkesën e vitit të plotë u nxit kryesisht nga rimëkëmbja në Indi, SHBA dhe Kinë. Këto tre tregje së bashku përbënin 78% të rritjes së 82 tonë të kërkesës globale të vitit të plotë. Në 2017, Europa pa një rënie vjetore të kërkesës për bizhuteritë, me humbje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

Rënia prej 3% e kërkesës rajonale ishte kryesisht për shkak të dobësisë në tregun e Britanisë së Madhe, e cila mbeti e shqetësuar nga shqetësimet e Brexit. Bizhuteritë 9-karat pësuan humbjet më të mëdha. Kërkesa në 22-karat ishte në kundërshtim me elasticitetin. Kërkesa italiane ishte gjithashtu më e butë, ndonëse vërehen dallime rajonale: kërkesa më e mirë se sa pritej në Italinë e Veriut lehtësoi humbjet në Jugun më tradicional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Lajme të këqija për javën, nga e hëna rikthehen reshjet...
Previous article HELMIMI/ Britania mund t’i japë ish-spiunit rus dhe vajzës “identitete të reja”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT