Një person ka hedhur një bidon me benzinë tek banesa e një mjeku në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar.
Zjarri është tentuar ti vendoset klinikës së mjekut gjinekolog Bejkush Shehu.
Personi është shoqëruar menjëherë në Polici dhe nuk raportohen dëme materiale deri tani.
Musto Kapaj është shtetasi MUSTO KAPAJ, 27 vjeç banues në fshatin Gjorm, Vlorë.
Musto Kapaj nuk është emër i panjohur për policinë pasi është vendosur në pranga edhe në vitin 2017 gjatë megaoperacionit policor ndaj bandës së HABILAJVE. Gjatë operacionit për kapjen dhe arrestimin e pjestarëve të kësaj bande ka rënë në pranga edhe MUSTO KAPAJ. 27-vjeçari Kapaj u akuzua për “prodhim dhe shitje të armëve të ftohta” por nuk dihet çfarë lidhje kishte i riu me bandën HABILAJ.
Njoftimi i Policisë (2017)
Ndërkohë, gjatë operacionit të gjerë të policisë për Habilajt, u arrestuar edhe dy persona të kërkuar nga drejtësia: Fredi Hoxha nga Selenica e Vlorës ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar per shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje ne organizate kriminale, ndërsa Musto Kapaj 26 vjeç nga Gjormi i Vlorës u kap me arme te ftohta.
Njoftimi për arrestimin
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.
Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ”24 Maji”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.
Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.


