• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pashkët Ortodokse/ Mesazhi ndryshe i Kryepeshkopit: Po jetojmë epoka të vështira
Home
Sociale

Pashkët Ortodokse/ Mesazhi ndryshe i Kryepeshkopit: Po jetojmë epoka të vështira

8 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar festën e Pashkës, duke bërë thirrje për më shumë besim në këto kohë të vështira. Sipas Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, dëshpërimi dhe shqetësimi janë përhapur në të gjithë shoqërinë dhe zhgënjimi është duke shtypur zemrat.

Janullatos ka bërë thirrje për t’u lutur për më shumë gëzim, dashuri dhe paqe. “Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij. Ejani të ngazëllohemi më Zotin, i cili dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjindjen njerëzore.

Ejani të gëzojmë për besimin tonë në fitoren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen. Ejani, si gjymtyrë të Kishës, si qeliza të Trupit Mistik të Krishtit, të marrim pjesë në veprën e Tij rinovuese, në ofrimin e dashurisë, të optimizmit dhe frymës krijuese në shoqërinë tone”, thuhet në një pjesë të mesazhit që Kryepeshkopi Anastas Janullatos publikoi për festën e Pashkëve.

Mesazhi i Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë për dëshpërimin dhe epokat e vështira, vijnë në një kohë që prej disa ditësh në vend janë duke u zhvilluar protesta të njëpasnjëshme dhe ka pasur edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve. Disa ditë më parë edhe Kisha Katolike mbajti një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e fundit në vend ku u dënua me forcë dhuna e ushtruar ndaj njerëzve, por edhe ndaj institucioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Nuk prishi objektin pa leje”/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet për kryeinspektorin e ndërtimit (EMRI)
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Telenovela e javës kuksiane, politika e rrugës, dhe kodi për deputetët pa etikë

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT