• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Opozita nis protestat, Bushati flet për 17 prillin. Kritika drejtorëve të PS
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Opozita nis protestat, Bushati flet për 17 prillin. Kritika drejtorëve të PS

7 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

SHKODER- Teksa opozita ka nisur pranverën e protestave në Shqipëri, qeveria pret që më 17 prill Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE. Nga Shkodra ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

“Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet ministri Bushati.
bushati shkod
I pyetur nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative me 17 prill nga Komisioni Europian, ministri Bushati shkon edhe më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për anëtarësimin e plotë në BE.

“Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”, theksoi ai.

Deklaratat, ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në Partinë Socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime, ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019./ SENAD NIKSHIQI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gaz Paja duke shkëmbyer puthje me të 'bukurën e dheut' / Cila është ajo (FOTO)
Previous article SHKODËR/ Furnizonin lokalet me lënd narkotike, arrestohen shpërndarsit (EMRAT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT