Vetëm pak orë më parë Capital T ka postuar një foto në profilin e tij të Instagramit që na ka çuditur të gjithëve. Reperi i famshëm nga Kosova ka dashur të ndajë me ndjekësit e tij faktin që në Shtetet e Bashkuara është një person i rëndësishëm i cili suporton punën e tij si artist.
Siç lexuat edhe në titull është pikërisht babai i Drake, Dennis Graham ai i cili mbështet reperin tonë duke u treguar të gjithë amerikanëve për talentin e jashtëzakonshëm të Capital T. “True Kapo po bën namin në Shqipëri, e shoh talentin tënd dhe për këtë ke mbështetjen time këtu në Amerikë”- është shprehur babai i Drake në postimin e tij.
Më vonë Capital T i ka bërë ‘repost’ këtij postimi edhe në profilin e Instagramit ku ka marrë dhjetra komente pozitive nga ndjekësit e tij.


