• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Kërcënimet e dëshpërimit “in extremis” dhe zgjidhja e halleve të qytetarëve
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Kërcënimet e dëshpërimit “in extremis” dhe zgjidhja e halleve të qytetarëve

9 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Duket sikur është bërë edhe shumë e vështirë e njëkohësisht edhe shumë e lirë jeta sot për një kategori sociale e shoqërore në Shqipëri. Duket sikur mund ta humbasin atë në të qindën e sekondës, pavarësisht se fatmirësisht asnjëherë nuk ka ndodhur, e urojmë që të mos ndodhë as në të ardhmen. Për ç’farë e kemi fjalën? Për fenomenin e kërcënimeve që një numër qytetarësh të dëshpëruar bëjnë në formë ultimative, për zgjidhjen e halleve të tyre. Ju kujtohen tani besojmë. Sepse nuk ka vit që të kalojë dhe disa prej tyre kryesisht në Tiranë a Durrës dhe gjetkë, që të mos tentojnë të vetëvriten, të vetëhidhen nga lartësitë apo të vetëdigjen. Format dhe mjetet e zgjedhura janë nga më të larmishmet që nga hedhja nga taracat e pallateve, vetëdjegia me benzinë a vajguri dhe modë po bëhet të ngjitesh në vinç dhe të kërcënosh.

AlpeNews.al, ju sjell një përmbledhje të të gjitha tentativave për tu vetvrarë, apo që edhe kanë humbur jetën:

Ish- i përndjekuri politik Gjergj Ndreca, në 2014-ën i ka vënë flakën vetes gjatë grevës së urisë pranë parlamentit. Si ish i përndjekur i gjithë problem i tyre është marrja e kësteve të dëshpërblimeve financiare si të dënuar politik për vuajtjet që kanë kaluar në regjimin komunist dhe si një përpjekje për rehabilitimin dhe riintegrimin e plotë në shqoqëri.

Po kështu edhe një ish i përndjekur tjetër, Kujtim Gaziu (po në grevë me Gjergj Ndrecën) është sperkatur me benzine dhe ka tentuar të vetësakrifikohet por, është ndaluar në momentin e fundit nga forcat e policisë.

Më 16 tetor 2017, 35-vjeçari Saimir Zalli, banues në Lezhë duket se e ka patur si mundësinë e fundit kërcënimin me jete, pas një sorrollatjeje të gjatë në procese gjyqësore dhe letra drejtuar institucioneve, për të takuar dy vajzat e tij të vogla, pas divorcit nga e shoqja.

Sakaq, pas tre javësh, më 11 nëntor sërish Zalli tenton të vetëdigjet përpara parlamentit po për të njejtin problem, dhe fatmirësisht shpëton

.

Dy persona, nje burre dhe nje grua, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, kanë hipur në majë të nje vinçi ne nje kantier afer Pallatit te Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen qe aty dhe do t’i japin fund jetes. Ata kerkojne te vijne aty kryetari i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, por pa specifikuar se për çfarë i kërkojnë.

Lirak Bejko ish-i burgosur politik, i vuri zjarrin vetes me benzinë, duke u vetëdjegur para kamerës në shenjë indinjate ndaj qeverisë “Berisha” dhe politikave të saj për dëmshpërblimin e ish -të përndjekurve politik.

Konkluzioni? Bashkeqeverisja e Kryeministrit me qytetarët dhe platforma e tij ndoshta do të quhet e suksesshme nëse eleminon veç të tjerash, edhe këto shfaqje të shëmtuara që na dalin përditë në ekran, si kjo e sotmja e tentatives për vetëdiegie para godinës së seancave plenare të së enjteve në Kuvendin e Shqipërisë. Asnjëri nuk është vetflijuar, siç edhe ka kërcenuar. Ky është i vetmi lajm i mirë që kanë prodhuar të gjitha këto raste. Lajmi i keq? Institucionet nuk funksionojnë dhe njerëzit detyrohen të ndërmarrin akte të tilla “in extremis” që nuk i bëjnë nder as institucioneve, as protagonistëve, as ne si shoqëri dhe as imazhit tonë si shtet.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar i le mbresa babit të Drake
Previous article Blendi Fevziu bëhet nostalgjik/ Kujton rininë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT