• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohen bisedat me e-mail, si e transportonin drogën në lavatriçe dy shqiptarët
Home
Aktualitet
Kronikë

Zbulohen bisedat me e-mail, si e transportonin drogën në lavatriçe dy shqiptarët

4 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Leçes ka zbuluar të tjera detaje nga mënyra e organizimit të një bande të trafikut të drogës, e shkatërruar në 8 Janar të këtij viti, dhe ku në pranga kanë rënë edhe dy shqiptarët Keliant Llaka 28 vjeç dhe Ali Gockaj.
Sipas Prokurorisë italiane, banda shpërndante sasinë e madhe të marijuanës që vinte nga Shqipëria, nëpër zona të ndryshme të Italisë, duke e fshehur nëpër makina larëse.

Droga mësohet se ishte e ndarë në pako dhe gati për shitje, teksa trafikantët e fshihnin atë brenda në lavatriçe, nën pretendimin se po shisnin pajisje elektroshtëpiake.

Veç dy shqiptarëve, të arrestuarit e tjerë janë Luciano Pagano, 44 vjeç, Simone Bressani, 39 vjeç, Luisa Savoia, 48 vjeç, Giuseppe Lorè, 46 vjeç, Italo Lorè, 43 vjeç, Luigi Spina, 38 vjeç, Nicola Magli, 37 vjeç si dhe dy shqiptarët Keljant Llaka 28 vjeç dhe Ali Gockaj, të dy lindur dhe banues në Shqipëri.

Hetimet kanë zbuluar se banda përdorte një mënyrë të veçantë komunikimi mes tyre, me anë të e-mailit dhe ku “truri” ishte Luciano Pagano.

Në një nga e-mailet e zbardhura nga Prokuroria më 23 nëntor 2016, Pagano shkruan për një fermë të quajtur Torre Santa Susanna: “Atje fitohet mirë, kanë punuar dikur për mua tre djem të vegjël të cilët në atë kohë ishin mistrecë pak”.

Droga importohej nga Shqipëria skafe, për të cilën kujdeseshin Italo Lore, vëllezërit Giuseppe dhe Nicola Magli si dhe Luigi Spina, të cilët merrnin lëndën narkotike dhe e transportonin më pas në zona të ndryshme.

Sipas organit të Akuzës, drogën e sillnin në Itali dy shqiptarët Keljant Llaka dhe Ali Gockaj. Dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë përgjuar në një bisedë kur thonë se “nesër do të shkojmë për të peshkuar”.

Bëhet fjalë për transportin e 500 kg marijuanë nga vendi ynë drejt shtetit italian që u sekuestrua natën e 15 Dhjetorit 2016. Droga ishte trafikuar me një skaf 6 metër të gjatë me motorë të fuqishëm. Por, pas ndjekjes nga Guarda di Finanza një vit më parë, skafistët mundën të shpëtonin dhe hodhën drogën.

Ndërsa pak më vonë po atë ditë: “Tani jam në Brindisi me dy zviceranë jam duke punuar”.

Por ngarkesa e 8 janarit nuk do të shkonte ashtu siç ata e kishin menduar, pasi hetimet italiane identifikuan anëtarët si dhe mënyrën se si ata operonin.

Atë mbrëmja, droga erdhi siç ishte parashikuar nga Shqipëria, teksa Guardia di Finanza priti që ngarkesa të transferohej pjesërisht në bagazhin e një Renault nga ku filloi ndjekja.

Brenda në automjet u gjetën 436 kilogram marijuanë si dhe u arrestuan në flagrancë të gjithë autorët. /GSH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Dosja Tahiri"/ Ermonela Felaj: Të dëshmojnë Berisha, Basha, Balili, Arbër Çekaj/ LISTA
Previous article 300 mijë euro kokainë, goditet një tjetër bandë e rrezikshme shqiptare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT