• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mbrojtja sociale, Shqipëria me përqindjen më të lartë të sigurimit të pensionit në rajon
Home
Ekonomi

Mbrojtja sociale, Shqipëria me përqindjen më të lartë të sigurimit të pensionit në rajon

3 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Kombinimi i skemave kontributive dhe jokontributive është forma më mbizotëruese e organizimit të sistemeve të pensioneve në botë: 102 vende shfaqin si kontributore, sipas raportit më të fundit të Mbrojtja Sociale, 2017-2019, Organizata Botërore e Punës.

 

Europa dhe Azia Qendrore kanë arritur mbulim relativisht të gjerë për pensionet e pleqërisë. Mesatarisht, 95,2 për qind e personave të moshuar mbi moshën e pensionit marrin pension. Pavarësisht nga kjo prirje e përgjithshme pozitive, disa vende ende përballen me sfida në shtrirjen e mbulimit të pensioneve, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe Perëndimore, ku mbulimi efektiv aktualisht qëndron mesatarisht 82 për qind.

Sfiduese për sigurimin e mbulimit të pensioneve të personave të moshuar shihet veçanërisht Europa Juglindore. Sipas raportit, në Shqipëri 77% e të moshuarve pas përmbushjes së moshës, janë të mbuluar me një pagesë pensioni. Sipas një krahasimi rajonal, kemi mbulim më të gjerë se sa fqinjët tanë ballkanas. Në nivelin më të ulët ndodhet Bosnja e Hercegovina, me një mbulim prej 29.6% të të moshuarve, në Serbi, kemi të bëjmë me 46.1%, në Malin e Zi pak më shumë se gjysma e të moshuarve me 52.3%. Situata përmirësohet në Kroaci me 57.6% të mbulimit të të moshuarve me pension, në Maqedoni me 71.4%. Në fund të listës për përllogaritjet e raportit në Europë e Azinë Qendrore qëndron Turqia me 20%, ndërsa kryesojnë të gjitha shtetet e Eurozonës me mbulim 100%.

Shumica e vendeve ku të gjithë personat e moshuar aktualisht marrin pensione të sigurimeve shoqërore janë të vendosur në Europën Veriore, Jugore dhe Perëndimore, por ka edhe disa shembuj pozitivë në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore dhe Perëndimore me mbulimin universal të pensioneve të pleqërisë (p.sh. Çekia, Kirgistani dhe Sllovakia).

Mbulesa universale e moshës së vjetër në këto 29 shtete mbështetet në lloje të ndryshme programesh. Për shembull, Holanda, Polonia dhe Rumania mbështeten kryesisht në skemat kontribuuese të pensioneve, ndërsa vendet e tjera plotësojnë skemat e tyre kontribuuese me një skemë jokontribuuese, që mbulon ose të gjithë personat e moshuar (p.sh. Danimarkë) ose vetëm ato nën një prag të ardhurash (p.sh. Belgjika, Izraeli dhe Malta)./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E prisnit/ "Mos u bë vonë, se un nuk t’pres" Vallë kujt po i drejtohet ENCA (FOTO)
Previous article Paratë e Merkel u dhanë për sirianët, por përfunduan për ndërtimin e murit ndarës Turqi-Siri

Redaktor2

Postime të ngjashme

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT