Në konferencën vjetore “Zhvillimet në tregun Bankar” të Bankës së Shqipërisë paraditen e sotme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ëshët shrehur se Situata sinanciare është në përmirësim të vazhdueshëm. Sakaq Sejko përmendi një anë pozitive të sistemit bankar. Ku kredia në lekë është rritur krahasimisht me atë të monedhës së huaj.
Guvernatori Sejko ka theksuar se situata financiare është në përmirësim të vazhdueshëm.
“Rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive. Industria bankare gëzon shëndet të plotë financiar, e cila është një premisë për zhvillimin e vendit. Këtë vit u mbushën 25 vit nga nivelit bankar dy nivelor. Politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë. Vlerësimet dhe studimet e BSH dhe të FMN tregojnë se tregu financiar ka përmirësim të vazhdueshëm.
Arkitektura e tregut financiar është ende jo e plotë. Vetëm 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë institucionit bankar. Besojmë se struktura e tregut bankar stimulon konkurrencën, por zhvillimi i tregut është një sfidë. Ambicia jonë mbetet për një treg të zhdërvjellët dhe likuid”- tha Gent Sejko.
I pranishëm në këtë konferencë ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka theksuar se në vitin 2013 ekonomia shqiptare ishte në kolaps. Ahmetaj eshtë shprehur se kjo qeveri ka ndikuar ne permiresimin e gjendjes ekonomike dhe financiare te vendit .
“Ishin një mal me borxhe të pashlyera në vitin 2013. Sot mund të vlerësojmë përpjekjet për të vendosur ekonominë në një ecuri pozitive nga të gjithë aktorët. Pas 4 vitesh ekonomia rritet rreth 4 herë më shumë. Në vitin 2013 ekonomia ishte buzë greminës. Rritja ekonomike është garancia më e mirë në rrugën ku po ecën vendi. Në vitin 2016 investimet e huaja u rritën në 1,1 milard dollarë. Edhe FMN ka shprehur optimizëm për rritjen ekonomike shqiptare.
Janë 65 mijë vende të reja pune në vitin 2016. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të rrisë borxhin publik, por ta ulë. Sot niveli i borxhit publik është 71,1 % dhe do të ulet edhe më tej. FMN nuk ka ikur, por ka rol monitorues”- tha Ahmetaj.
/AlpeNews.al/
Live from Mevo Banka e Shqiperise
Posted by Banka e Shqipërisë on Donnerstag, 9. November 2017