Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu u shpreh sot se nuk do të shkojë nesër në takim me Kryeministrin nëse nuk lirohen më parë protestuesit.
Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp teksa protestuesit kanë rrethuar komisariatin e qytetit.

“Unë i bëj kërkesë kryeministrit, ministrave, u bëj thirrje që të ulen dhe të negociojnë. Duhet transparencë. Brenda ka protestues, njerëz të ndershëm, socialistë të ndershëm, dhe kjo çështje nuk bëhet me arrestime. Ndaj hetimi duhet të jetë transparent dhe qytetarët të lirohen”, tha Bashkim Shehu.
Ai u shpreh në mbështetje të qytetarëve kuksianë që protestojnë kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
“Qeveria e ka detyrim ligjor t’i dëgjojë qytetarët e Kukësit. Le të vijë përmes institucioneve zyrtare të komunikojë me qytetarët. Unë e kam deklaruar që nuk jam kundër taksa. Por të gjendet një tarifë e
Unë nuk vdiqa të jem kryetar bashkie. Jam i zgjedhur i qethtarëve të Kukësit dhe i përfaqësoj ata. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë t’i bashkohen qytetarëve kuksianë. Ata janë njerëz hallexhinj, që protestojnë për hallet e tyre. Unë jam pro protestave të qeta. Edhe protesta e djeshme ka qenë e qetë, por pastaj pati provokime”, u shpreh kryebashiaku i Kukësit.


