• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt jehonë në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë
Home
Rajon

Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt jehonë në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë

1 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar kërcënimin që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj shefit të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar. Në mbrojtje të tij kanë dalë zyrtarë institucional dhe nga qeveria civile. Presidenti i Turqisë ka qortuar kryeministrin e Kosovës të shtunën pasi kritikoi dëbimin sekret të gjashtë shtetasve turq për të cilët Turqia thotë se janë mbështetës të grushtshtetit të vitit 2016, raporton ‘zeri’.

Washington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI’së. “The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.

Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt. Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC News. Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në New York Daily News.

“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan. Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.

Menjëherë pas deklaratës së Erdogan ka reaguar këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, i cili doli në mbrojtje shefit të tij. Po ashtu reagim kishte nga Besnik Tahiri,zyrtar i qeverisë. Kundër deklaratës së kreut shtetëror në Ankara kanë dalë edhe pjesëtar të shoqërisë civile.

Haradinaj pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Shefin e AKI’së. Ndërkohë tha se ka nis punën për ‘hetim dhe inspektim’ të rastit që ndodhi të enjten e kësaj jave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhensila Myrtezaj me urim për Festën e Pashkëve (FOTO)
Previous article Kreu i Bashkisë së Kukësit i KUNDËRVIHET Ramës: Nuk vij në takim me ty nëse…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT