• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENEA “blindon” Kukësin, banorët: Arrestime politike, të gjithë kuksianët të vijnë këtu do djegim komisariatin
Home
Sociale

RENEA “blindon” Kukësin, banorët: Arrestime politike, të gjithë kuksianët të vijnë këtu do djegim komisariatin

1 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Qyteti i Kukësit është zgjuar sot i “pushtuar” nga forca të shumta RENEA, një ditë pas protestës kundër taksës së “Rrugës së Kombit”, protestë që degjeneroi në dhunë.

Sipas banorëve, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë.

Familjarët e personave të shoqëruar në komisariat thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa në orët e para të mëngjesit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, por mësohet se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar 35 persona, të cilët po pyeten në komisariat dhe po identifikohen se cilët kanë qenë të dhunshëm në protestë, për të lëshuar urdhër-arreste ndaj tyre.

Ndërkohë banorët e mbledhur përpara godinës së Drejtorisë së Policisë në Kukës janë shprehur se policia po bën arrestime politike, ndërsa “tubimi i tyre nuk kishte sfond të tillë, por u krye vetëm sepse nuk përballojnë dot taksën e rrugës”, raporton dita.

Një banor tha për mediat se policia i ka terrorizuar familjen gjatë natës, duke hyrë me dhunë për të arrestuar vëllain e tij.

“Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda. E kanë rrahur këta persona”, u shpreh banori.

Familjarët e të arrestuarve kanë bërë thirrje që ata të lirohen “një orë e më para, pasi në qoftë se nuk lirohen Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj do shohin kush janë ata kriminelë”.

“U bëj thirrje të gjithë kuksianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisariatin”, u shpreh i afërmi i një prej të arrestuarve.

Ndërkohë një tjetër banor i Kukësit konstaton se vëllai i tij është arrestuar pa qenë në protestë fare, pasi sipas tij të dy kanë qenë në punë gjatë ditës së djeshme.

“Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm. E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska duke i rënë derës me qyta pistolete. Vijmë këtu tek policia dhe thonë se nuk dinë gjë. Më ka humbur vëllai”, u shpreh ai.

Edhe një i moshuar që u prononcua për mediat vendosi theksin tek arrestimet e dhunshme të policisë. “Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë se ka qenë në protestë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale”, deklaroi ai.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U përfol për një lidhje të mundshme, Greta Koçi zbulon të vërtetën (FOTO)
Previous article “Vëllai mbrëmë ka qenë te tezja”, 24-vjeçarin që vrau biznesmenin para shtëpisë e “tradhtojnë” SMS

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT