• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deportimi i shtetasve turq nga Kosova, organizata për të drejtat e njeriut kërkon hetime
Home
Rajon

Deportimi i shtetasve turq nga Kosova, organizata për të drejtat e njeriut kërkon hetime

1 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Organizata Human Rights Watch ka reaguar lidhur me arrestimin nga autoritetet në Kosovë dhe më pas dëbimin për në Turqi të gjashtë shtetasve turq.

 

Todor Gardos, hulumtues për Evropën Lindore dhe Ballkanin në Human Rihgts Watch, ka thënë se kjo organizatë kërkon nga krerët institucionalë të Kosovës që të nisin hetime dhe të shpjegojnë se si shtetasit turq u dëbuan për në Turqi, vend ku mund të përballen me “torturë”.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe për t’i dorëzuar ata tek autoritetet turke, tregon mospërfillje për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Pas arresimit të dyshuar, personat janë dërguar në shtetin, ku rrezikojnë që të përballen me torturë. Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari, të cilët pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni për operacionin, duhet të kërkojnë hetim dhe të tregojnë se si ka ndodhur kjo ngjarje”.

Të enjten, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq. Ata më pas u deportuan në Turqi.

Pesë nga të dëbuarit ishin punonjës në institution Arsimor Gylenistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, si dhe një mjek turk në Kosovë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Jo me çdo kusht!”, a mendon kryeministri i Maqedonisë të tërhiqet nga zgjerimi i koalicionit
Previous article EKSKLUZIVE/ Protesta në Rrugën e Kombit, AlpeNews.al sjell videon e nisjes së vënjes së zjarrit

Redaktor2

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT