Menjëherë pas lajmit se u arrit marrëveshja në Tunelin e Kalimashit për t’i dhënë fund protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, është lajmëruar edhe një reagim i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Sot ne ora 14:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te jape nje deklarate per media”, njoftoi zyra e shtypit.
Më herët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se të gjithë protestuesit që kanë ngritur dorën mbi efektivët e policisë dhe kanë dëmtuar pronën publike do të marrin përgjigjen e merituar në bazë të ligjit.


