Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që u zhvillua sot në “Rrugën e Kombit”.
Në një deklaratë për median Basha paralajmëron Ramën se ky është vetëm fillimi.
“Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve. Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit për korrupsionin e Edi Ramës, është taksim i dyfishtë.
Ai merr 200 mln euro për taksën e qarkullimit, por nuk u mjaftua vuri me dhunën e katranove edhe tarifën e kalimit.
Ky është populli me të cilin Rama u tall, ky është vetëm fillimi.
Një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj të pezullojë tarifën e kalimit në rrugën e Kombit, pagesa të kryet nga taksa e qarkullimit 200 mln euro.
Kërkesa e dytë: Të tërheqë policinë dhe të ndalë dhunën”,- deklaroi Basha. (TemA)
Reagim pas protestës së qytetarëve të cilët janë kundër vendosjes së tarifës në "Rrugën e Kombit".
Reagim pas protestës së qytetarëve të cilët janë kundër vendosjes së tarifës në "Rrugën e Kombit".
Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 31. März 2018


