• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimi tatimor vjen si “007″. Ja uniforma e re për femrat dhe meshkujt
Home
Sociale

Hetimi tatimor vjen si “007″. Ja uniforma e re për femrat dhe meshkujt

8 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pritet të vendosë uniformë për 162 punonjës të saj të strukturës së hetimit tatimor. Veshja për meshkuj dhe femra është larg variantit “casual” që has sot, dhe ngjan më shumë me një veshje shik, tipike e “007” në filmat aksion të Hollywood.

 

 

Veshja për meshkujt

Do të jenë të paktën 70 uniforma për meshkuj të cilat do të përbëhen nga xhaketa, pantallonat, këmisha dhe kravata.

“Xhaketa ka këto specifika: Prerje klasike me tre xhepa, xhepat e poshtëm janë xhepa te fshehur me kapak, Xhepi i sipërm, xhep i fshehte me fileto 2.5 cm. Xhaketa me dy kopsa përpara dhe katër kopsa tek mënga. Te jete e pajisur me astar te brendshëm ku te jete vendosur xhep i fshehte, lart, majtas. Kurse pantallonat do të kenë prerje klasike dhe shtrat mesatar, me dy xhep para te pjerrët dhe me dy xhepa mbrapa me fileto. Me qemer te pajisur me 7 iliqe. Këmisha do të ketë prerje klasike me mëngë të gjata, me një xhep në pjesën lart, majtas. Mëngët me manshet dhe kapak. Kravata klasike në mes të së cilës do të vendoset logo e DPT”

Veshja për femrat

Për femrat do të jenë 92 uniforma të porositura dhe do të kenë në përbërje xhaketë klasike, fund, këmishë dhe shall. Edhe në këtë rast identifikimi do t’i lihet shallit i cili do të ketë prerje klasike drejtkëndore me përmasa 80 cm – 20 cm, me logo te DPT-se në pjesën fundore të shallit, në mes dhe 10 cm lart.

Fondi limit për uniformat e Tatimeve është llogaritur në 4.8 milionë lekë ndërkohe që operatorët mund të shprehin interes deri më 30 nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse keni filluar të dëgjoni këngët e krishtlindjeve që tani, kemi një lajm të keq për ju
Previous article Mendonit se vetëm francezët? Anglezët po përjetojnë "boom" në prodhimin e verës

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT