Doni apo jo, ka ardhur koha të fillojmë të flasim për Krishtlindjen dhe vitin e ri.
Zbukurimet pak nga pak po fillojnë të vihen nëpër vitrinat e dyqaneve, gjë që na afron akoma më shumë me atmosferën që të gjithë e duam. Përfshirë këtu edhe reklamat në TV (sidomos ajo e coca-colës).
Shumë njerëz mendojnë se që ti dëgjosh kënët e festave që në nëntor është dicka normale.
Por së fundmi ekspertët thonë se të dëgjosh këngët festive gjatë gjithë kohës, apo para kohe është e dëmshme për shëndetin tonë mendor.
Psikologe, Linda Blair thotë se ti dëgjosh këngët e krishtlindjeve për një kohë të gjatë bën që ti të humbësh fokusin ndaj gjërave të tjera.
“Njerëzit që punojnë në dyqanet e krishtlindjeve, duhet ta mbajnë volumin sa më të ulur ose përqendrimi tyre do të humbasë totalisht.
Problemi qëndron tek fakti se këto lloj këngësh dëgjohen vetëm njëherë në vit dhe prandaj kanë këtë efekt kaq të madh. Ato duken si dicka e veçantë por nëse I vë shpesh si këngë thjesht fiksohesh akoma dhe më shumë. E kështu humbet sensin që vetë atmosfera duhet të ketë.
Kështuqë, tani për tani është mirë ti qëndrojmë playlistës sonë normale të nëntorit, derisa të vi dhjetori me hitin e famshëm “ All I want for Christmas is you”…
Përgatiti: AlpeNews.al





