Ria Antoniou është një ndër modelet më të famshme të shtetit grek. Ajo konsiderohet edhe si seks simbol i këtij shekulli, ndërsa ka qenë shoqëruesja e parë e “Miss Greece 2008”.
Bukuroshja 29-vjeçare ka folur ditë më parë për gazetën sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, pasi njihet edhe si tifoze e zjarrtë e MotoGP-së.
Ndër të tjera, bukuroshja ka treguar se ka pasur një marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon.
“Në të kaluarën kam pasur disa marrëdhënie seksuale, një ndër ta është edhe me Cristiano Ronaldon. Por aktualisht jam vetëm”, ka thënë Ria.
Vlen të përmendet se kalendari i Ria Antoniou do të botohet nga “For Men Magazine”. Ajo njihet edhe si tifoze e flaktë e legjendës së futbollit italian dhe të Romës, Francesco Tottit.




