• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Lufta” e re e Lindjes së Mesme. Historia e Princit saudit që kërkon të frenojë hegjemoninë iraniane
Home
Nderkombetare

“Lufta” e re e Lindjes së Mesme. Historia e Princit saudit që kërkon të frenojë hegjemoninë iraniane

8 November, 2017 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Bernard Guetta

Mund ta quash një njeri të vendosur. I emëruar Princ i kurorës dhe zëvendëskryeministër i Arabisë Saudite më 21 qershor në moshën 31 vjeç, Mohammad bin Salman al Saud ka arrestuar më 5 nëntor, dhjetëra ish-ministra dhe katër ministra në detyrë, me akuza për korrupsion.

Princi ka vepruar në bazë të një dekreti me të cilin babai i tij mbreti, 81 vjeç, kishte krijuar disa orë përpara një komision anti-korrupsion, presidencën e të cilit ia ka besuar të birit. Eshtë një veprim që të bën të vësh buzën në gaz, sepse në Arabinë Saudite korrupsioni është një industri kombëtare, në të cilën familja mbretërore është aksioneri kryesor dhe ministrat dhe zyrtarët e lartë janë aksionerët e vegjël. Por përtej një pjese të vogël kokash turku, situata e tanishme është konfirmim i një ndryshimi të madh që është duke ndodhur në Riad.

I quajtur “MBS” nga mbështetësit e tij të rinj të elitës saudite, Mohammad bin Salman dëshiron të zgjojë vendin e tij, liderin e botës sunite, para se Irani t’i eklipsojë të gjithë, duke u bërë fuqia dominuese dhe e pakalueshme në Lindjen e Mesme, si lider i botës shiite, që kur ndërhyrja amerikane ka vendosur shumicën shiite në komandat e vendit.

Modernizimi

Teherani gjithashtu kontrollon Sirinë, pasi regjimi i Asadit ka rimarrë kontrollin e vendit, falë mbështetjes ushtarake iraniane dhe ruse. Ai është gjithashtu shumë i fuqishëm në Bejrut falë Hezbollahut, aq sa kryeministri libanez, Sunni Saad Hariri, sapo dha dorëheqjen duke u rrëfyer se kishte frikë për jetën e tij.

Sot Irani është fuqia në rritje e Lindjes së Mesme dhe Mohammad bin Salman ka kuptuar se dinastia e tij nuk mund ta sfidojë, pa hedhur tutje arkaizmin e pamundur në të cilin jeton prej dekadash. Kjo është arsyeja pse ai lejoi gratë të ngasin makina, dëshiron që të financojë një tranzicion post-naftës duke privatizuar pjesë të sektorit publik, ka nisur luftën kundër korrupsionit për të eliminuar rivalët dhe ka shpallur, më 24 tetor, para një audience investitorësh të huaj, që “ne nuk do të kalojmë edhe 30 vjet të tjerë, duke u përshtatur me ide ekstremiste”.

“Duam t’i shkatërrojmë menjëherë,” shtoi ai, duke premtuar se do të ndërtojë një “Arabi të moderuar, të hapur dhe tolerante”.

Diktuar nga shqetësimi për interesat e tij, sinqeriteti i bin Salmanit nuk do të thotë se princi do të bëhet një paladin i demokracisë, apo që ai do ta fitojë bastin e tij. Ky autokrat modernizues eliminon gjithçka që mund ta kërcënojë, majtas dhe djathtas. Dhe nëse lëviz kaq shpejt dh ebeftë, e bën sepse ka frikë nga kundër-reagimi. / “France Inter”

Përgatit: “Bota.al”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja e njohur zbulon të fshehtën: ‘Kam pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon’
Previous article Nis procedimi për babain, ajo që i bën fëmijës 10 vjeçe është tronditëse

Redaktor1

Postime të ngjashme

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT