• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Debati për LGBT, real apo i stisur!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Debati për LGBT, real apo i stisur!

31 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Rreth 10 vjet më parë, kur Ambasadori Amerikan John Withers një pasdite mblodhi një grup të vogël drejtuesish të mediash për një takim në rezidencën e tij në Tiranë, të gjithë po prisnim të prezantoheshim me një grup gocash dhe çunash shumë simpatikë përgjithësisht, që qëndruan pa folur derisa mbaroi përshëndetja e mikpritësit.

Fillimish i morëm si vullnetarë të “Korpusit të Paqes”. Por vetëm kur ambasadori përfundoi fjalën e tij, kuptuam se ky ishte prezantimi i parë “publik”, të paktën për mua, me ata që sot njihen si përfaqësuesit e komunitetit LGBT në Shqipëri. E ku fare lehtë u kuptua, se po kërkohej fillimisht mirëkuptimi dhe përkrahja jonë, për një realitet që do të niste të fitonte dalëngadalë qytetarinë.

Mu kujtua ky takim, ndërsa po ndjek orët e fundit me interes, debatin që ka shpërthyer për këtë çështje, në media dhe opinionin publik. Nuk do të fokusohesha ndoshta si shumë të tjerë, nëse në të nuk do ishin përfshirë shumë personalitete, politikanë, analistë, drejtuesit e katër komuniteteve fetare në vend dhe sëfundi, kësaj çështje po i kushtohen edhe emisione të tëra në ekranet e rëndësishme televizive kombëtare.

Shkak për këtë debat duket se u bënë takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës kundër bulizmit, fotot e njërës prej të cilave u postuan në rrjetet sociale, duke nisur prej aty debatin më të madh të zhvilluar deri tani për këtë çështje. Një debat që po vijoi në këtë mënyrë, duket se do të vazhdojë më gjatë sesa e mendojmë tani.

Ka shumë pasion dhe fjalë të hedhura në erë në këtë diskutim, siç ka edhe protagonizëm fals dhe real, mendime racionale nga mendje të hapura, e përzier kjo edhe me folklorizëm, populizëm, falsitet dhe deri tek ato opinione që rreken të na tregojnë se ky vend ka akoma njerëz me “namuzë” që nuk i lejon këto gjëra.

Këta të fundit nuk e di pse më kujtuan një raport të këtu e 80 viteve më parë, që Musa Juka ministri I Brendshëm i Mbretërisë, ia drejtonte në vitin 1937 Ahmet Zogut:

“…Mjerisht kohët e fundit, ndjenja virtytit të naltë të moralit asht tue i çdukë dhe vendin e saj po e xen epshia e turpshme e imoralitetit e ç’ka asht ma keq e pederastisë.

Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë, dhe kush do që hetohej me at ves përbuzej.

Ndër malsina një ves i tillë as që u njihte. Prej njoftimeve që bëjnë qarqet shohim se vesi i turpshëm i pederastisë po përhapet në një mënyrë shqetësuese.

Asht nevoja pra që, kundër këtij vesi të merren masa luftimi pa kursyer asnjë mjet…”

(AQSH, Fondi 152/20, Dosja 230, mikrofilm, viti 1937).

Sigurisht që kanë rrjedhur shumë ujëra që atëherë, duke marë me vete për në detin e historisë si Mbretërinë vetë, ashtu edhe një luftë botërore, diktaturën komuniste dhe mbi çerek shekulli hapje të vendit, nëpërmjet procesesh që na kanë mundësuar prej një dekade, edhe lëvizjen tonë të lirë, pa viza.

Shqipëria është vërtetë një vend i hapur, por shoqëria jonë vazhdon të jetë e mbyllur. Vërtetë na është lejuar veç të tjerash lira dhe e drejta e pronës private, por ajo ende vazhdon të marë viktima me bilance të frikshme. Viktimat e dhunës në familje dhe ato që shpeshherë konsiderohen pa të drejtë si krime pasioni, nuk janë gjë tjetër, veçse viktimat e një luftë të pashpallur kulturash dhe civilizimesh ku ne ndodhemi si shoqëri.

Herët ose vonë, ky debat do të hapej në Shqipëri. Nuk di të them nëse është real apo i stisur. Por një gjë di ta them me siguri, se nëse jemi populli më pro BE, siç thuhet shpesh se del nga sondazhet, atëherë përveçse të drejtave universale të çdo njeriu përfshi edhe të atyre që ndjehen pjesë e komunitetit LGBTI, duhet ta pranojmë integrimin, me të gjitha të mirat dhe me ato që dikush sot i mendon si të këqija.

Ndaj, ky debat nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Nga debatet asnjëherë nuk vjen asgjë e keqe. As individit, as familjes, as komuniteteve të vogla apo të mëdha, e as shoqërisë. Të gjithë duhet të shqetësoheshim realisht, vetëm në një rast: Nëse për diçka që është pjesë e jetës reale të kësaj shoqërie me sa duket, nuk do të bëhej asnjëherë debat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nëse ajo ikën, nuk lind as dielli"/ Kur dashuria shkruhet dhe në... MURE (FOTOLAJM)
Previous article Horoskopi ditor, e shtunë 31 mars 2018: Ditë të komplikuara dhe periudha të sikletshme, këto shenja do të...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT