Rreth katër ditë më parë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i komunikoi ambasadorit të Rusisë në Tiranë dëbimin e dy diplomatëve, Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.
Ndërsa sot burime për “Panorama” bëjnë me dije se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thirrur në zyrë ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë atje.


