• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tensionet në kulm/ Putin i përgjigjet Trump: Nuk kemi nisur luftën, por…
Home
Nderkombetare

Tensionet në kulm/ Putin i përgjigjet Trump: Nuk kemi nisur luftën, por…

30 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Vendimi i Moskës për të dëbuar 60 diplomatë amerikanë ishte një reagim reciprok, i nxitur nga vendimi i SHBA-së, ne solidaritet me Britanine, qe u pasua me mbeshtetjen edhe te vendeve te tjera, pas akuzave per perfshirjen ruse ne helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Keshtu ka deklaruar zëdhënësi presidencial rus Peskov, duke iu pergjigjur deklarates se Shtepise se Bardhe dhe akuzave se Moska po “bën luftëra diplomatike”.

“Rusia nuk ka nisur asnjë luftë diplomatike, Presidenti Vladimir Putin që nga fillimi ishte dhe mbetet përkrahës i vendosjes së marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara Rusia kurrë nuk ka qenë iniciatore e sanksioneve apo përjashtimit të diplomatëve”, tha Peskov para gazetarëve, raporton Sputnik.

Ai theksoi se “Rusia mbetet e hapur ndaj lidhjeve miqesore dhe kërkon një marrëdhënie miqësore”.

Kur u pyet përse Rusia nuk ka njoftuar ndonjë masë hakmarrëse kundër vendeve të tjera që kanë dëbuar diplomatët rusë, zëdhënësi në mënyrë metaforike tha se “nata sjell këshilla”, një proverb i mirënjohur rus, që do të thotë se është e nevojshme të mendosh mbi një vendim përpara se të bësh ate.

Reagimi i Moskës vjen pasi Departamenti i Shtetit i SHBA vuri në dukje se nuk kishte “asnjë justifikim” për përgjigjen e Rusisë, duke iu referuar dëbimit të paralajmëruar të 60 diplomatëve amerikanë dhe mbylljes së konsullatës së përgjithshme në Shën Petersburg.

Megjithatë, masat e Moskës janë një reagim reciprok ndaj urdhrit të mëparshëm të Uashingtonit për të hequr 60 diplomatë rusë nga vendi, të cilin SHBA e quajtën “spiunë”.

Pas lëvizjes së  Rusisë, SHBA, nga ana e saj, zgjodhi përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe njoftoi se do të marrë masa shtesë në përgjigje të vendimit të Moskës për të dëbuar diplomatët amerikanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U jep vajzave dieta ekstreme dhe këshilla për trupin, vite më pas modelja e “Victoria’s Secret” kërkon falje publike
Previous article Pas sulmit virtual, Dhuratës i fshihen të gjitha fotografitë në Instagram: Kërkon falje për....

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT