• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dëbimi i diplomatëve/ Trump kërcënon Putinin: E prisnim përgjigjjen e Moskës, tani…
Home
Nderkombetare

Dëbimi i diplomatëve/ Trump kërcënon Putinin: E prisnim përgjigjjen e Moskës, tani…

30 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Një ditë pas bërjes publike të vendimit të Moskës për të dëbuar nga Rusia të njëjtin numër diplomatës sa dëboi edhe SHBA, ka reaguar edhe zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Ambasada amerikane në Tiranë ka nxjerrë këtë reagim, në të cilin thuhet:

29472641_10155485581430838_3796875678810840762_n

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shprehur pakënaqësi lidhur me dëbimin e diplomatëve nga Rusia duke shtuar se ky është një tregues se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar edhe më tej.

Zyra e Shtëpisë së Bardhë për marrëdhënie me publikun e ka vlerësuar si hap të keq vendimin e Rusisë për dëbimin e diplomatëve amerikanë dhe mbylljen e konsullatës në Shën Petersburg.

“SHBA-të dhe më shumë se 20 vende anëtare të NATO-s kanë sanksionuar në mënyrë adekuate Rusinë për përjashtimin e agjentëve dhe skandalit në Britani të Madhe. Përgjigjja ruse ndaj kësaj nuk është e papritur dhe SHBA-të do të merren me këtë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi më herët se Rusia do t’i përgjigjej në mënyrë adekuate të gjitha vendeve që i dëbuan diplomatët rusë pas helmimit të një ish agjenti rus dhe bijës së tij në Britani.

Rusia dje urdhëroi dëbimin e gjithsej 60 diplomatëve amerikanë, të cilët duhet të largohen nga vendi jo më vonë se më 5 prill. Vendimi përfshin edhe mbylljen e Konsullatës Amerikane në Shën Petersburg.

Ish-agjenti rus, 66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, u gjetën pa vetëdije në Salisbury të Anglisë dhe u dërguan në spital. Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e Skripal, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e mohoi kategorikisht.

Londra zyrtare pretendon se sulmi është kryer duke përdorur helmin nervor Novichok të cilin forcat sovjetike e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore.

SHBA-të dhe të paktën 27 vende të tjera dëbuan të paktën 144 diplomatë rusë pas skandalit dhe urdhëruan mbylljen e konsullatës ruse në Seattle. Australia gjithashtu dëboi dy diplomatë rusë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Bi*ch kush të ka pjellë?’, Dafina Zeqiri nxehet keq me komentuesin (FOTO)
Previous article Zbulohet identiteti i personit që e sulmoi policin teksa po arrestohej Gjuriq, ka ikur në Serbi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT