Dy përgjimet e publikuara në media ditën e sotme i pari flet për një bisëdë midis ish oficerit të policisë Gjergj Kohila me emrin “Fiati” cili flet me një trafikant me Taulant Haxhirajn dhe një tjetër bisede midis trafikantit të arrestuar dhe një të pa identifikuar ku i shpjegon se si funksionon trafiku janë tema e debatit mbrëmjen e sotme në “Opinion”.
Deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në studio ka treguar se pse këto përgjime lidhen me Saimir Tahirin.
“Midis bandave që mbjellin drogë në të gjithë Vlorën kishin lidhje me strukturat e policisë që nga Çela.
Kushot e ministrit kanë marrë garanci. Po kush është ky ministër që ka kushërinj nga Vlora. Janë ose Rama ose Gjiknuri ose Tahiri. Por cili është kusho që ka lidhje me Habilajt. Drejtori i policisë me enturazhin e vet prodhonin dhe shisnin drogë, dhe Habilajt janë kushërinjtë e ministrit.
Në përgjime ky Agushi që fliste me Fiatin i thoshte sa shumë keni mbjellë, keni mbjellë 100 mijë rrënjë. Kjo tregon se banda që zotëronte hapësirën kultivonte dhe trafikonte ishte e Habilajve. E dyta: tre drejtuesit e lartë të policisë Bode, Kohila dhe Cela janë ata që janë zhytur kokë e këmbë. Këta të tre kishin lidheje me dy persona që kishin lidhje me dy persona që janë Orest Sota dhe Gentian Ceka. Asnjëri nga këta nuk ka lidhje as me Niko Peleshin as me Pand Majkon, kishin lidhje meSaimir Tahirin” tha Alibeaj.


