Policia e Fushë-Krujës gjatë një kontrolli të ushtruar në makinë e dëmtuar të një qytetari, ka gjetur një sasi të madhe kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se është arrestuar shtetasi Artan Kraja dhe është sekuestruar 188 kg marjunë.
Njoftimi
Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.


