• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOSKANDALI/ Nis hetimi për hoxhën “shërues” që i fuste duart femrave. Policia kërkon viktimat e tjera
Home
Breaking News

VIDEOSKANDALI/ Nis hetimi për hoxhën “shërues” që i fuste duart femrave. Policia kërkon viktimat e tjera

29 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatmir Lloçi, i cili ishte vetëshpallur hoxhë që ‘shëronte’ magjinë, do të procedohet penalisht, nën akuzën se ka ngacmuar dy femra.

Skandali u zbulua nga investigimi i Stop, ku shfaqej Lloçi, që bënte sjellje jo të hijshme ndaj dy femrave, të cilat i puthte dhe i prekte në vende intime. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se materialet në ngarkim të 51-vjeçarit iu referuan prokurorisë.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin edhe të personave të tjerë që mund të kenë rënë pre e ngacmimeve seksuale të hoxhës së vetëshpallur.

NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 27.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.LL, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi më datë 27.03.2018, në një emision investigativ, ka transmetuar një kamera të fshehtë, ku shtetasi F.LL ka ngacmuar seksualisht 2 femra pa dëshirën e tyre. Punohet për identifikimin e personave të tjerë, viktima të ngacmimit seksual. Neni 108/a i Kodit Penal.

 

Të martën në mbrëmje emisioni “Stop” nëpërmjet kamerës së fshehtë shfaqi sjelljen e “hoxhës” si më poshtë:
Hoxha Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?

Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?

Qytetarja 1 – Po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!
Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.
Hoxha Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.
Qytetarja 1- Eeee…
Hoxha Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.
Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…
Hoxha Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?
Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.
Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?
Hoxha Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!
Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?
Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…
Hoxha Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?

Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…

Hoxha Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!
Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!

Qytetarja 1 – Po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!

Qytetarja 1- Ëhë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?

Qytetarja 1- Epo, do flasim.

Hoxha Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?

Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!
Situata me një tjetër qytetare:

Qytetarja 2 – Ç’kemi. Si je ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Hë moj shtremçe?!

Qytetarja 2 – Si ke qenë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Çfarë bëre ti?

Qytetarja 2 – Vajta para disa ditësh në një qokë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Po?!

Qytetarja 2 – Edhe hëngra një shëndetlie me arra.

Hoxha Fatmir Lloçi – Kur ke qenë që ke ngrënë atë?

Qytetarja 2 – U bënë nja 2 javë e gjysmë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë krahu i majtë?

Qytetarja 2 – Krahu i majtë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë kështu, si krah.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Si krah, si, si, si, si…

Qytetarja 2 – Po, edhe më bën miza ndonjëherë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Je trembur në gjumë?

Qytetarja 2 – Trembem nganjëherë, shoh ndonjë ëndërr të keqe.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ti më del me probleme, o vajzë!

Qytetarja 2 – Ëë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Më del me probleme, më del e rënduar, je e mbyllur në vetveten tënde shumë.

Qytetarja 2 – Ëhë.. dhe çfarë mundemi të bëjmë?

Jo në 10 e gjysmë. Jo, 2!

Qytetarja 2 – Oops… Të janë bërë të gjitha njëlloj tani.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, jo, vetëm ty të kam njëlloj.

Qytetarja 2 – Pooo, të gjitha njëlloj të janë bërë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ehë… Ah moj bijë me më pas dëgjuar mua, sot do të ishe krajle.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Mos kujto se jam tallur me ty!

Qytetarja 2 – Nuk je tallur, jo!

Hoxha Fatmir Lloçi – Ëhë. Jo një, por 3 apo 4 duke të ngacmuar.

Qytetarja 2 – Poo. Tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Më para.

Qytetarja 2 – Prit pra, hë çohu se na more frymën! Çohu pra!

Hoxha Fatmir Lloçi – Qelbësirë!

Qytetarja 2 – Unë qelbësirë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Ngordhalaqe!

Qytetarja 2 – Pse të gjithë kështu i fërkon ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po, ato, që kanë probleme.

Qytetarja 2 – Ato, që kanë probleme ëëë? Ndonjë zog i njomë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Si puna jote!

Qytetarja 2 – Zog i njomë!

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty mbaje mendjen ti, mbaje mendjen tek budalliqet!

Qytetarja 2 – Po ka nga ora 11 them unë, 10 e 30, por jo në 9 në pikë të mëngjesit!

Hoxha Fatmir Lloçi – Më afro pak se nuk të ha!

Qytetarja 2 – Të afroj mo, të afroj! Por kam hall seee…

Hoxha Fatmir Lloçi Hoxha – Se çfarë?

Qytetarja 2 – Po seee… të janë bërë të gjitha njëlloj.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, mua nuk më bëhen njëlloj.

Qytetarja 2 – Ashtu ëëë…?

Hoxha Fatmir Lloçi – Eh, moj bijë! A e more qiriun, oj ti, cucë? Ma jep pak qiriun tënd! Shko tek dhoma e fundit, hape pak dritaren dhe ndize këtë në dritare!

Qytetarja 2 – Në dritare, po pse jo këtu?

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty ku me do K***i mua, jo ku të do ty!

Qytetarja 2 – Iiiiiii…

Hoxha Fatmir Lloçi – Dëgjove?

Në fund të “seancës”, femrat marrin edhe një nuskë në arabisht, që në fakt as arabisht nuk është, e as nuk ka ndonjë domethënie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “E ktheu shtëpinë në burg seksi me minorene”, akuza të reja për këngëtarin e njohur
Previous article Policia i kontrolloi makinën e prishur/ 42 vjeçarit i gjejnë një sasi të madhe KANABISI (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT