• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Diplomaticus/ Ambasadori i Turqisë: Shqipëria, perla e papërpunuar e Mesdheut
Home
Sociale

Diplomaticus/ Ambasadori i Turqisë: Shqipëria, perla e papërpunuar e Mesdheut

29 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ambasadori i republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Murat Ahmet Yörük, në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri që do të transmetohet sonte në orën 20:30 në News24 flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie që do të përkthehen edhe në investime shumë cilësore. Sipas ambasadorit turk, Shqipëria ka një potencial shumë të fuqishëm për turizëm. Por po të krahasohet me vendet përreth saj, pjesa e të ardhurave nga turizmi është shumë e ulët.

“Po të shikojmë bukuritë gjeografike, bregdetin e pastër dhe madhështor, pasuritë historike-kulturore të Shqipërisë, duket qartë se situata e lartpërmendur nuk është e drejtë për Shqipërinë. Sipas meje, Shqipëria është perla e papërpunuar e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit. Njëra nga pengesat më të mëdha për vënien në jetë të këtij potenciali në Shqipëri janë nevojat në fushën e transportit. Të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, madje në ishuj dhe qytete të vogla ka aeroporte” thekson ambasadori Yörük.

Sipas tij, për këtë arsye, investitorët turq vendosën që kjo ecuri nuk do të vazhdojë pafundësisht për Shqipërinë.

“Duket qartë se duhet filluar diku. Në përfundim të studimeve shkencore për fizibilitetin, ne përcaktuam se pika më e përshtatshme për një fillim të tillë është Vlora. Vlora është një pikë kryqëzimi për turizmin dhe qyteti me ndoshta bregdetin më të bukur në Ballkan. Ne e dimë se aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë do të luajë rolin e dinamos në shpërthimin e turizmit në vend.
Aeroporti i Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium i fuqishëm turk, i përbërë nga tri kompani, i cili po ndërton aeroportin e ri të Stambollit që do të jetë aeroporti më i madh në botë me një kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë turke më profesioniste, që bëjnë punime të nivelit më të lartë në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit”, thekson ambasadori turk në intervistën për News24 që do ta mund ta ndiqni të plotë sot në orën 20:30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vera Grabocka në Panairin e Punës! Lind pyetja: Kërkon PUNË apo STUDIME të mëtejshme?
Previous article Gjiknuri sqaron taksën për Rrugën e Kombit: Abone për mjetet që udhëtojnë shpesh

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT