• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ultimatum Greqisë: Turqia…
Home
Nderkombetare

Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ultimatum Greqisë: Turqia…

29 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë (MGK), i cili zhvilloi një takim nën kryesimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial në Ankara, konstatoi se “është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përodrimi i vetë iniciativës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke bërë të ditur se gjatë këshillit janë vlerësuar vizitat e realizuara në disa shtete dhe se janë ndarë informacionet lidhur me disa zhvillime të jashtme politike, në njoftim thuhet se,

“Është bërë një vlerësim i përgjithshëm në lidhje me zhvillimet në Qipro, Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje, veçanërisht është shprehur se po ndiqen me ndjeshmëri veprimet dhe qëndrimet e Greqisë, të cilat janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë, dhe është vendosur se kurrë nuk do të kompromentohen të drejtat dhe interesat e Turqisë”.

MGK përmes një njoftimi me shkrim tha se gjatë këtij takimi janë shqyrtuar zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të cilat ndikojnë në sigurinë dhe paqen e Turqisë, si dhe çështjet ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me Turqinë.

Duke njotuar se në takim janë diskutuar të gjitha dimensionet e luftës kundër terrorizmit, në njoftim thuhet se: “Në këtë kuadër janë shqyrtuar masat e mara dhe të rekomanduara nga këshilli jonë në kuadër të ligjit kundër çdo lloji kërcënimi, duke filluar nga aktet e organizatave terroriste të projektuara si PKK/PYD-YPG, DEASH dhe FETO/PDY, të cilat si objektiv marrin sigurinë tonë kombëtare. Poashtu në mënyrë gjithpërfshirëse është vlerësuar lufta e vazhduar me vendosmëri dhe këmbëngulje, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit, për t’i dhënë fund terrorizmit”.

Këshillit i janë prezentuar informacionet lidhur me operacionin Dega e Ullirit, e cila ka për qëllim neutralizimin e terroristëve që realizojnë sulme ndaj Turqisë, të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të sigurojë kthimin e sirianëve të zhvendosur në vendet e tyre dhe të ndihmojë për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë.

Në deklaratë thuhet se janë vlerësuar angazhimet për zbatimin e masave të nevojshme në mënyrë që pas kthimit të qindra mijëra sirianëve, të cilët janë pronarë kryesorë të rajonit, të mund të jetojnë në siguri dhe paqe.

“Mendohet se është e dobishme të rikujtohet edhe një herë te publiku ndërkombëtar se organizata seperatiste terroriste, e cila ashtu si në vendet tjera të pushtuara edhe në Afrin i armatos fëmijët, i përdor civilët e pafajshëm si mburoja të gjalla dhe kryen krime kundër njerëzimit përfshirë edhe spastrimin etnik, është në bashkëpunim me DEASH-in. Është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përodrimi i vetë iniciativës”, theksohet në njoftim.

Duke vënë në dukje se janë në vendosmëri të njëjtë edhe kundër terroristëve të vendosur në tokat e Sirisë në veri të Eufratit, në njoftim thuhet se, “Përveç Sirisë, aktivitetet e organizatës terroriste seperatiste, e cila është vendosur në vende të ndryshme të Irakut duke filluar nga Sinxhari dhe Kandili për të sulmuar kundër shtetit tonë, pritet që së pari të ndalohet nga shteti i Irakut. Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, do të ndalohet nga vetë Turqia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sejko: Ecuria e ekonomisë pozitive, pritet më shumë rritje
Previous article GRABITJA NE LIBRAZHD/ Identifikohet autori, zbulohen detaje rreth tij (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT