• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sejko: Ecuria e ekonomisë pozitive, pritet më shumë rritje
Home
Ekonomi

Sejko: Ecuria e ekonomisë pozitive, pritet më shumë rritje

29 March, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh optimist për ecurinë e ekonomisë dje në konferencën për shtyp. Sejko tha se pritet rritje e mëtejshme e ekonomisë. Deklarata e guvernatorit Sejko u bë pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, i cili vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

“Vëllimi i aktivitetit ekonomik dhe inflacioni kanë vijuar të rriten në tremujorin e parë të vitit 2018, ndërkohë që tregjet financiare janë karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe nga prime të kontrolluara rreziku. Po ashtu, përditësimi i parashikimeve nuk ndryshoi pritjet tona për të ardhmen. Ekonomia shqiptare pritet të rritet më tej në horizontin afatmesëm. Përmirësimi i pozicionit ciklik, i pasqyruar në një shfrytëzim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese, pritet të shtojë presionet e brendshme inflacioniste dhe të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2019”, u shpreh Sejko.

Guvernatori u shpreh se rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit dhe politika monetare stimuluese.

“Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se rritja ekonomike e tremujorit të parë është mbështetur nga zgjerimi i konsumit privat, nga vazhdimi i trendit rritës të investimeve, si dhe nga shpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve buxhetore. Nga ana tjetër, deficiti i shkëmbimeve tregtare në mallra u shfaq i luhatshëm: ai u zgjerua në muajin janar dhe u ngushtua në muajin shkurt. Ecuria pozitive e ekonomisë është mbështetur nga politika jonë monetare stimuluese, nga përmirësimi i besimit në ekonomi dhe nga zgjerimi i kërkesës së huaj për mallra e shërbime shqiptare. Gjithashtu, ajo është favorizuar nga reduktimi i huamarrjes publike, çka ka ulur primet e rrezikut dhe ka lehtë- suar përcjelljen e politikës monetare në tregjet financiare”, u shpreh Sejko.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 truke si të krijosh veshjet perfekte për në punë
Previous article Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ultimatum Greqisë: Turqia…

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT