• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Te protestat kundër armëve kimike në Shqipëri u eksperientua për herë të parë skandali që tronditi Facebook-un?
Home
Sociale

Te protestat kundër armëve kimike në Shqipëri u eksperientua për herë të parë skandali që tronditi Facebook-un?

28 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Hetimet që po zhvillohen në SHBA në lidhje me përdorimin e të dhënave private të rrjeteve sociale për propagandë dhe fake news, mësohet se kanë nxjerrë edhe elementë interesantë që kanë lidhje me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për një hetim mbi ndikimin e spiunazhit kibernetik në Evropë dhe në veçanti në Ballkan.

Vendi ynë ka qenë terren i eksperimentimit 4 vjet më parë të asaj që po komentohet shumë kohët e fundit: pra përdorimi i të dhënave private në rrjetet sociale për të shplarë trurin e publikut.

Para 4 vjetësh në Shqipëri, brenda 2 javëve u ngrit një furtunë e fuqishme virale që çoi në protestat e famshme për armët kimike të Asadit.

Në atë kohë SHBA-ja i kërkoi Shqipërisë që në territorin e saj trupat e specializuara të SHBA-së të shkatërrojnë armët kimike të regjimit sirian.

SHBA dhe Rusia nuk ishin kaq armiqësore sa tani në Siri, madje Moska ishte për një marrëveshje të palëve.

Madje në negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës, të dyja palët ranë dakord që armët kimike që kishte përdorur Asadi mbi civilët të shkatërroheshin si pjesë e procesit të paqes, që në fakt nuk u arrit kurrë.

Por ç’ndodhi? Në mënyrë të papritur në Shqipëri u prodhua një lëvizje e fuqishme që kundërshtoi me forcë shkatërrimin e armëve kimike siriane në vend.

Protestat arritën kulmin ku për herë të parë në 20 vjet u zhvillua një e tillë përpara ambasadës amerikane në Shqipëri.

Në rrjetet sociale u arrit që në pak ditë të bombardohet opinioni me lajme se shkatërrimi i armëve kimike jo vetëm që ishte i rrezikshëm, por mund të sjellë katastrofa mjedisore të përmasave apokaliptike.

Në ato ditë, në rrjetet sociale, kryesisht Facebook, pati një bombardim të shfaqjeve nëpër wall-et e llogarive shqiptare të kundërshtimeve dhe lajmeve që emetoheshin nga burime të dyshimta.

Kjo solli një efekt vërtetë shpërthyes me një lëvizje të zhurmshme para Kryeministrisë, vendi ku shoqatat mjedisore arritën të bindin Edi Ramës t’i thotë “Jo” propozimit amerikan për të shkatërruar armët kimike siriane.

“Bombardimi artificial” i opinionit publik nëpërmjet përpunimit të të dhënave personale në Facebook-ut sot është një dikuri nën hetim

Një kompani e njohur, Cambridge Analitica ka përdorur të dhënat e 50 milionë njerëzve në Facebook që të shpërndante Fake News në lidhje me zgjedhjet amerikane për President.

Kreu i Facebook, Mark Zuckenberg ka pranuar faktin. Ai do të raportojë në Kongresin Amerikan për këtë çështje, ku sipas portalit tesheshi.com ka shumë gjasa të përmendet edhe Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kantautori rrëfen historinë e jetës: E mësova që nuk i kisha këmbët kur dola nga operacioni
Previous article Yjet e Norvegjisë: Shqipërinë e bëmë të duket keq, diferencat ishin të mëdha në fushë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT