Ditën e sotme Apple lajmëroi se telefoni ikonik iPhone X i cili vjen në përvjetorin e 10 të iPhone do të mbërrijë në 13 shtete të reja përfshirë edhe Shqipërinë.
Izraeli do të mirëpresë telefonin një ditë më parë. Ky debutim vjen shumë më herët sesa ishte pritur fillimisht nga Apple.
Porositë në këto vende fillojnë më 17 Nëntor.
iPhone 8 debutoi në shtator por shitjet kanë qenë të ulëta, kjo sepse përdoruesit kanë pritur iPhone X, njofton PCW.
Në vendet ku ka mbërritur iPhone X, raportohet se ky i fundit ka avantazh ndaj iPhone 8 sa i takon shitjeve.


