Denohet me 14 vite burg ne SHBA, shqiptari Besnik Llalatura, me detyre ish-polic. Mediat e huaja raportojne se ai u akuzua si pjesë e nje bande kriminale qe kanoste dhe shantazhonte bizneset ne Queens, Nju Jork.
Sipas mediave te huaja, behet fjale per aktivitetin e tij ne vitin 2013, kur Llakatura ishte oficer policie në Staten Island.
Por ai ra ne sy per jeten e dyfishte, pasi u provua se njeheresh me kete pune, ishte pjese e bandes qe drejtohej nga shqiptari Redinel Dervishaj.
Banda ishte e njohur pasi u vinte gjoba bizeseve ne zone duke perdorur kanosjen ne rast se nuk paguanin shumat qe u kerkoheshin. Nje biznesmen deshmoi se ishte i detyruar te paguante mbi 4 mije dollare gjobe.
vete Llakatura ka pranuar aktivitetin kriminal si pjse e bandes, kur dha deshmine ne vitin 2015, teksa vijonin hetimet.
Pala mbrojtese e ish policit shqiptar ka thene se klienti eshte penduar per lidhjen me dy personat e rrezikshem, Redinel Dervishaj dhe vellane e tij, Plaurent Dervishaj qe eshte person i shpellur ne kerkim.


