• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çështja Tahiri, Alibeaj: Kush është ish drejtori që dekonspiroi operacionet e SHISH për llogari të Habilajve
Home
Shqipëri

Çështja Tahiri, Alibeaj: Kush është ish drejtori që dekonspiroi operacionet e SHISH për llogari të Habilajve

28 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

”Ka qenë Jaeld Çela, ish polici i Vlorës, i cili ka dekonspiruar operacionet e SHISH per llogari te Habilajve”.

Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj tha se PD zotëron një dokument prej 18 faqesh ku tregohen bisedat dhe mesazhet mes Habilajve dhe drejtuesve të policisë Vlorë.

Deklarata e plotë e deputetit Alibeaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahëj edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës. Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vedosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit. Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës provojnë se Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyër në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habiljave, që vetë trafikantët në përgjime I quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”. Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri Orest Sotës. Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.

Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave. Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama. Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, për fakte të reja për çështjen Tahiri.

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, për fakte të reja për çështjen Tahiri.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 28. März 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmohet me armë zjarri eskorta e ish-presidentit të Brazilit
Previous article Njihuni me ish-policin shqiptar që u dënua në SHBA, si pjesë e një bande të rrezikshme që gjobiste bizneset

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT