• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAS tek Komisioni i Medias/ Vokshi: Dorëhiqu, je e paaftë! Kumbaro: Turp të keni, do ndërtojmë teatër të ri
Home
Sociale

PLAS tek Komisioni i Medias/ Vokshi: Dorëhiqu, je e paaftë! Kumbaro: Turp të keni, do ndërtojmë teatër të ri

28 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Medias, ku kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, është përplasur me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar.

Pas një sërë pyetjesh nëse do të shembet Teatri Kombëtar, Vokshi i ka kërkuar Kumbaros të japë dorëheqjen, duke e quajtur atë të paaftë. Kjo e fundit ka refuzuar të dorëhiqet, duke sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë here probleme dhe shembje të pjesë të ndryshme.

Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Debatet kanë shoqëruar Komisionin e Medias, që në fillim të mbledhjes, ku është thirrur në seancë dëgjimore ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka pyetur disa herë ministren Kumbaro të përgjigjet nëse do të shembet Teatri Kombëtar, por ajo i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë.

Vokshi ka këmbëngulur në një përgjigje direkte ndaj Kumbaros, por ka qenë deputeti socialist, Ismet Beqiri, që ka ndërhyrë duke i kërkuar Vokshit të lërë ministren të flasë.

Beqiri: Je në rrezik të shkatërrosh dhe muret, jo më mendjet tona. Boll.

Vokshi: Ule zërin.

Beqiri: Po na fyen të gjithëve, edhe qytetarët që na dëgjojnë.

Vokshi: Qesharak, mos e merr mikrofonin.

Beqiri: E marr sa herë të dua.

Vokshi: Mos më përqesh mua.

Report Tv ka siguruar shkresën e ministres së Kulturës dërguar në komision, ku thuhet se nuk ka projekt, por koncept projekt të dërguar në Bashkinë e Tiranës. Ndër të tjera, në shkresën e firmosur nga Kumbaro thuhet se godina e Teatrit Kombëtar nuk është konsideruar asnjëherë si monument kulture.

dokumenti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 48 vite më pas, shikoni si duket sot "Borëbardha" (FOTO)
Previous article "PASTRIM PARASH"/ Kontrata që i "bëri gropën" ADRIATIK LLALLES. Si e shtoi pasurinë plot 17 HERE brenda një jave (DOKUMENTAT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT