• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ Kontrata që i “bëri gropën” ADRIATIK LLALLES. Si e shtoi pasurinë plot 17 HERE brenda një jave (DOKUMENTAT)
Home
Breaking News

“PASTRIM PARASH”/ Kontrata që i “bëri gropën” ADRIATIK LLALLES. Si e shtoi pasurinë plot 17 HERE brenda një jave (DOKUMENTAT)

28 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosja e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash nga Prokuroria e Durrësit, duket se ka shumë xhevahire brenda. Por njëra prej tyre, të verbon me shkëlqimin e saj të zi.

Bëhet fjalë për një kontratë shitblerje pasurie të patundshme, një toke me një sipërfaqe prej 2. 250 metrash katrorë në fshatin Qeha Shytaj, në Njësinë Administrative Baldushk, Tiranë. Këtë fshat Llalla pothuajse e ka blerë blerë “të gjithin”, po të kemi parasysh se kjo kontratë për të cilën po flasim është më e vogla mes katër kontratash të tjera për blerje sipërfaqesh toke deri mbi 25 mijë metra katrorë.

E veçanta e kësaj kontrate prej 2 250 metrash katrorë që kemi veçuar sot, qëndron tek një fakt skandaloz, i cili besohet se është bërë edhe një nga shkaqet e panumërta për ta zhytur dhe për ti bërë përfundimisht “gropën” Llallës, duke i detyruar hetuesit që të vendosin të nisin zyrtarisht hetimet për të, me akuzën për “pastrim parash në përmasa të mëdha”.

Çfarë ka kaq të veçantë në këtë dokument?

E veçanta qëndron në faktin se duke u blerë në 15 majin e një viti më parë (përpara 10 muajsh) për këtë sipërfaqe toke në zonën më të shtrenjtë dhe më të lakmuar të tregut imobilar të kryeqytetit, Llalla ka paguar për ta blerë me vetëm 500 lekë metri katror (?!) Dhe kur ka kaluar pothuajse vetëm një javë, në datën 24 maj e ka rivlerësuar po të njëjtën tokë me një çmim mbi 17 herë më të lartë. Pra brenda pak orësh, ajo tokë që vlente 500 lekë metri katror tani vlen mbi 85 dollarë metri katror.

Ose e thënë ndryshe e njëjta pronë që sot e ka blere vetë Adriatik Llalla për 1 milione e pak lekë, pas një jave vlente rreth 200 mijë dollarë. (191 milion e 899 mijë lekë). Përveçse një skemë krejt banale pastrimi parash të pista, ekspertët thonë se kjo tregon ose një papërgjegjshmëri totale, ose një arrogancë dhe vetsiguri absolute se nuk do i hynte asnjëherë gjemb në këmbë.

DOKUMENTAT:

Dokumenti i mëposhtëm tregon se si është bërë rivlerësimi i kësaj pasurie. Nga pika 3 VLERA NE KONTRATEN E SHITBLERJES 1. 125.000 lekë, në pikën e parë VLERA E TREGUT SIPAS EKSPERTIT VLERESIMIT PASURIS çmimi i kësaj prone “me magji” shkon 19. 189.900.00 lekë. 

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS tek Komisioni i Medias/ Vokshi: Dorëhiqu, je e paaftë! Kumbaro: Turp të keni, do ndërtojmë teatër të ri
Previous article E mbani mend Tilin? Kështu duket sot aktori Arben Latifi! (FOTO )

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT